Aktualitet

Qëlloi gruan me sëpatë në kokë, Policia: 72-vjeçari është arrestuar

Mësohet se i moshuari është shoqëruar në komisariat për tu marrë në pyetje, ndërkohë që Vasilika është dërguar në spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore.

1 Maj 2023, 21:39 Nga I.A
Qëlloi gruan me sëpatë në kokë, Policia:
Policia

VORË- 72-vjeçari Qazim Budlla që qëlloi gruan e tij më sëpatë pas kokë është arrestuar nga policia. Mësohet se i moshuari është shoqëruar në komisariat për tu marrë në pyetje, ndërkohë që Vasilika është dërguar në spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore.

Njoftimi i Policisë:

Vorë/Informacion paraprak Më datë 01.05.2023, në Vorë, shtetasi Q. B., 70 vjeç, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (sopatë) bashkëshorten e tij, shtetasen V. B., 68 vjeçe. Si pasojë 68-vjeçarja është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Autori i dyshuar është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

qazim budlla vasilika budlla burri qellon gruan me sepate ne koke

Sondazh

Poll