Aktualitet

DENONCIMI- IMT shemb sot pallatin në Vlorë, lë 'në qiell të hapur' 8 familje, qytetari: Toka do shfrytëzohet nga përfituesi dhe kryebashkiaku

Sipas denoncuesit, biznesmeni Fatmir Hanxhari do e përdorë pallatin për përfitimet e tij e të Bashkisë, duke përjashtuar familjet që jetuan aty prej vitesh. 

30 Prill 2023, 09:31 Nga A.B
DENONCIMI- IMT shemb sot pallatin në Vlorë, lë 'në
Zona

VLORË- Ditën e sotme Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit (IMT) do shembë një pallat dy katësh ekzistues, i cili ndodhet në lagjen '10 Korriku', në Vlorë. Këtë e bën të ditur për Dosja.al denoncuesi e njëkohësisht një prej banuesve të pallatit, Spiro Andonv Trifoni. Sipas tij kjo është një padrejtësi që po u bëhet 8 familjeve që jetojnë në këtë pallat.

Trifoni denoncon se Bashkia u ka thënë se duhet të largohen pasi pallati do përdoret për shfrytëzim publik, mirëpo sipas tyre, ndërtuesi e përfituesi, Fatmir Hanxhari, do të ndërtojë në atë tokë një pallat. Më pas, sipas denoncuesit, Hanxhari do e përdorë pallatin për përfitimet e tij e të Bashkisë, duke përjashtuar familjet që jetuan aty prej vitesh. 

"Dokumenti i vetëm zyrtar që kemi marrë ka qenë një letër me date 25 maj me afat 5 ditë per lirimin e shtëpive. Fatmir Hanxhari do te ndertoje nje pallat per perfitimet e tij duke lene jashte keto familje ne bashkepunim me kryetarin e bashkise vlore."-thotë denoncuesi. 

DENONCIMI- IMT shemb sot pallatin në Vlorë, lë 'në

Aksioni i cili ishte paralajmëruar që të niste në orët e para të mëngjesit, ende nuk ka nisur, mirëpo banorët janë në pritje nga momenti në moment./Dosja.al

shembje ne vlore

Sondazh

Poll