Politike

Gjuha britanike ndaj shqiptarëve, ironia e Ramës: Po kalojnë krizë nervore, nuk janë mirë ndaj duhet t’i kuptojmë

Edi Rama u shpreh se britanikët nuk "janë mirë".

28 Prill 2023, 23:25 Nga k.m.
Gjuha britanike ndaj shqiptarëve, ironia e Ramës: Po kalojnë
Edi Rama

GREQI- Kryeministri Edi Rama është pyetur në Athinë, teksa ka folur në Forumin Ekonomik të Delphit për gjuhën raciste ndaj shqiptarëve në Britaninë e Madhe. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama u shpreh se britanikët nuk "janë mirë".

“Duhet të kapeshin me shqiptarët për të treguar se kanë muskuj. Do t’i durojmë deri sa ta kapërcejnë këtë situatë. Ndonjëherë mendojmë se britanikët flasin keq për ne. Nëse flasin keq nuk është problemi ynë por problemi i tyre. Ata po kalojnë një lloj krize nervore si vend dhe duhet t’i kuptojmë. Kanë humbur shumë pika reference dhe janë vërtet në pozicion të vështirë,”- tha Rama.

edi rama edi rama ne greqi

Sondazh

Poll