Politike

Kush i fiton zgjedhjet në Turqi? Rama: Jam i njëanshëm, s’do ju pëlqejë përgjigja ime, Erdogani miku im...

Kryeministri Edi Rama tha se presidenti turk, ka bërë një punë të mirë, duke e cilësuar edhe si miku i tij. 

28 Prill 2023, 22:04 Nga k.m.
Kush i fiton zgjedhjet në Turqi? Rama: Jam i njëanshëm,
Edi Rama dhe Recep Tajip Erdogan

GREQI- Kryeministri Edi Rama është shprehur në Greqi se është i njëanshëm dhe nuk mund të parashikojë se kush do i fitojë zgjedhjet në Turqi. I pyetur se kush mendon se do t’i fitojë, kryeministri Edi Rama tha se presidenti turk, ka bërë një punë të mirë, duke e cilësuar edhe si miku i tij. 

"Unë jam i njëanshëm, jam mik i Presidentit Erdogan. Kështu që mos më pyesni se s’do ju pëlqejë përgjigja ime. Unë mendoj që pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve unë mendoj se presidenti Erdogan ka bërë një punë të jashtëzakonshme për vendin e tij. E ka ndryshuar shumë Turqinë. Sigurisht që ka gjëra për të përmirësuar por në raport me BE mund të them që gjëja është komplekse,"-tha Edi Rama.

edi rama recep tajip erdogan

Sondazh

Poll