Rama: Presim krijimin e Dhomës Tregtare me Greqinë, do bëjmë diçka madhështore me mjedisin!
Edi Rama GREQI- Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në forumin e Delfit në Athinë, atje ku dha dhe një intervistë sa i takon...
Edi Rama tha se vetëm Kosova dhe Shqipëria nuk janë të ndikuara nga Rusia ndërsa vendet e tjera të rajonit ende nuk i kanë shkëputur marrëdhëniet.
GREQI- Kryeministri i vendit, Edi Rama mbrëmjen e sotme ndodhet në Greqi ku merr pjesë në Forumin Ekonomik “DELPHI 2023, World Affairs”, ku ndër të tjera ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi. Në fjalë e tij, Rama tha se dialogu mes dy vendeve është një çështje që vazhdon të mbetet e madhe, por shtoi se problem ishte dhe influenca ruse në rajon. Ndër të tjera Rama tha se vetëm Kosova dhe Shqipëria nuk janë të ndikuara nga Rusia ndërsa vendet e tjera të rajonit ende nuk i kanë shkëputur marrëdhëniet.
“Dialogu Kosovë Serbi është ende çështje e madhe dhe zgjidhja do të thotë të mbyllësh një kapitull përgjithmonë. Kjo është diçka shumë e rëndësishme dhe strategjike, marrëdhëniet janë shumë më mirë se ç’kanë qenë më përpara, ekziston mungesa e stabilitetit. Duket sikur rusët duan të ndezin fitilin. Kur flitet për gjeopolitikën e Ballkanit Perëndimor kemi një marrëdhënie shumë komplekse, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi. Shqipëria nuk ka fare lidhje me ndikimin rus ndërsa dy të tjerat janë nën influencën ruse ndërkohë është edhe Serbia dhe Bosnja me ndikim rus ndërsa Kosova është si ne. Në Serbi ndikimi rus është deri në 70% krahasuar me Shqipërinë që mund të jetë deri në 1.2%. Shqipëria Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi kanë miratuar sanksionet ndërsa Serbia nuk e ka bërë, kjo mund të jetë një pikë kthese. Ne kemi përqafuar 100% sanksionet dhe nuk është problem për ne ndërsa në rastin e Serbisë sanksionet do të përktheheshin në mungesë gazi kështu që është më mirë të ecim me hapa të qëndrueshëm drejt unifikimit të sanksioneve. Duhet të mbajmë parasysh faktin që Vuçiç është në situatë të vështirë, jo vetëm ai por kushdo të ishte në drejtimin e Serbisë, ku popullariteti i Putinit është më i madhe se i tij, mendoj se po bën gjënë e duhur. Ne kemi mbështetur Ukrainën gjatë gjithë kohës por duhet të përkufizojmë që çfarë ndodh nëse Ukraina fiton luftën dhe për sa kohë nuk kemi përkufizim të saktë duhet të mbijetojmë me shkatërrimin e gjakshëm dhe të ngrirë, kjo është diçka që mund të vazhdojë përgjithmonë,”-tha Rama.
Po ashtu Rama u shpreh se në Ballkan të gjithë popujt janë të afërm dhe kushurinj me njëri-tjetrin, por ata çdo shtet ka pikëpamjet veta në lidhje me ligjin dhe drejtësinë.
"Për shtet si ato të tonat, ku të gjithë jemi kushurinj me njeri-tjetrin. Të gjthë kemi pikëpamjet tona personale sa i përket ligjit dhe drejtësisë, BE është burimi i vetëm i njohurive dhe shpresave për të ndërtuar një shtet demokratik. Negociatat janë si një lloj transferimi ekspertize që ti nuk e zëvendëson dot me asgjë. Për mua kjo është gjeja më e madhe që mund të bëj Evropa për ne," tha Rama.
Edi Rama GREQI- Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në forumin e Delfit në Athinë, atje ku dha dhe një intervistë sa i takon...
Sondazhi i Euronews 85.3% e qytetarëve janë përgjigjur se do të marrin pjesë në zgjedhjet e 14 majit dhe 13.5% e qytetarë...
Dashamir Shehu TIRANË- Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK), Dashamir Shehu ka folur për politikën në vendin to...
Edi Rama dhe Recep Tajip Erdogan GREQI- Kryeministri Edi Rama është shprehur në Greqi se është i njëanshëm dhe nuk...
Sondazhi i Euronews Barometri në Euronews Albania ka pytuar qytetarët e Tiranës për problemet kryesore të qytetit. 32.6% e kryeqy...
Sondazhi i Euronews 69.6% e kryeqytetasve duan të shohin një debat publik mes kandidatëve dhe 14.6% nuk duan. Qytetarët që duan m&...
Sali Berisha LUSHNJE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte i pranishëm ditën e sotme në Lushnje, aty ku prezantoi ka...
Sinan Ülgen dhe Ditmir Bushati TIRANË- Podcast i radhës “Public Square” nga Ditmir Bushati, trajton situatën në T...
Ilir Meta TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ishte i pranishëm ditën e sotme në Paskuqan, aty ku u shoq&eum...
Edi Rama GREQI- Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Greqi, aty ku po merr pjesë në Forumin Ekonomik Delphi. Teksa ishte i ft...