Aktualitet

Kishte vjedhur çantë 'Louis Vuitton'! U shtir si postier për të vjedhur banesat, arrestohet 39-vjeçari shqiptar në Itali

Pavarësisht normalitetit në dukje, diçka nuk shkonte sepse “fonti” i shkrimeve dukej ndryshe nga ai i përdorur përgjithësisht nga mjetet postare italiane. 

28 Prill 2023, 17:52 Nga k.m.
Kishte vjedhur çantë 'Louis Vuitton'! U shtir si postier
Foto nga aksioni

ITALI- Policia italiane arrestoi një 39-vjeçar shqiptar në Itali, pasi akuzohej për vjedhjen e banesave. Sipas mediave italiane, në datën 21 prill, gjatë aktivitetit të zakonshëm të kontrollit të qarkullimit rrugor, policët me rroba civile pikasën një Peugeot 208 të bardhë, me të shkruar “Shërbimet Postare”. 

Pavarësisht normalitetit në dukje, diçka nuk shkonte sepse “fonti” i shkrimeve dukej ndryshe nga ai i përdorur përgjithësisht nga mjetet postare italiane. Për këtë arsye ata vendosën të ndiqnin automjetin në fshehtësi, deri kur makina ndaloi para një vile.

Pas disa minutash vëzhgimi, oficerët panë një burrë që doli, i cili me nxitim veshi rrobat tipike të dikujt që punonte si postier, e më pas u fut në makinë duke u larguar shumë shpejt. Në atë moment efektivët e policisë vendosën të ndërhyjnë, por burri fillimisht tentoi t'u largohej, madje duke i qëlluar edhe me grushta. Por gjithsesi u vendos në pranga.

Megjithatë edhe mjeti i tij tip "Peugeot" nuk ishte “i pastër” pasi targat i kishte gjithashtu të vjedhura.

arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll