Politike

Gara për Tiranën, Këlliçi fton Veliajn në një debat: Krahasojmë edhe notat që kemi marrë në diplomë

Belind Këlliçi tha se kundërshtari i tij duhet që të kishte dëshirë që të përballej me të edhe në debat politik, përveçse në datën 14 maj.

26 Prill 2023, 22:25 Nga k.m.
Gara për Tiranën, Këlliçi fton Veliajn në një
Belind Këlliçi

TIRANË- Kandidati i koalicionit opozitar "Bashkë Fitojmë" për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ftoi edhe njëherë kundërshtarin e tij politik, Erion Veliaj për t'u përballur në një debat bilancesh dhe vizioni për drejtimin e kryeqytetit. Në fjalën e tij sot, i ftuar në "Ora e Betit", Belind Këlliçi tha se kundërshtari i tij duhet që të kishte dëshirë që të përballej me të edhe në debat politik, përveçse në datën 14 maj. 

"7.5 milion metër katrorë beton, leje ndërtimi. Ende nuk kam dëgjuar ndonjë premtim nga kundërshtari përballë. Shfrytëzoj rastin ta ftoj në një debat për të bërë një bilanc. Ai duhet të ishte më i zellshmi për të ardhur në një debat përballë meje. Jo vetëm për bilancin por edhe për notat tona brenda dhe jashtë Shqipërisë. Diplomat tona me apo pa vula, origjinale apo false. Të gjithë do ta kenë autobusin pa pagesë,"-tha Këlliçi. 

Po ashtu, Këlliçi foli edhe për çështjen e Teatrit Kombëtar duke deklaruar se do të ndërtohet ashtu siç ishte dhe aty ku ishte.

"Është premtim që dio ta bëj realitet. Do ta pengoj atë projekt që ka nisur qeveria qëndrore,"-shtoi ai. 

belind këlliçi

Sondazh

Poll