Politike

EKSKLUZIVE-FOTOT/ Vetëm në stol, ku ndodhet sonte Arben Ahmetaj

Dosja.al ka siguruar fotot të tij në aeroportin e Malpensës, në pritje të fluturimit të tij, me shumë gjasa drejt Shqipërisë.

26 Prill 2023, 22:07 Nga k.m.
EKSKLUZIVE-FOTOT/ Vetëm në stol, ku ndodhet sonte Arben Ahmetaj
Arben Ahmetaj

ITALI- Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj nuk ndodhet në Shqipëri. Dosja.al ka siguruar fotot të tij në aeroportin e Malpensës, në pritje të fluturimit të tij, me shumë gjasa drejt Shqipërisë. Fotot e siguruara nga Dosja.al tregojnë deputetin e Partisë Socialiste, të menduar, me telefon në duar; e mbi të gjitha pa asnjë person pranë tij. 

EKSKLUZIVE-FOTOT/ Vetëm në stol, ku ndodhet sonte Arben Ahmetaj
Arben Ahmetaj

Në Shqipëri, ish-zyrtari i lartë në tri qeveritë Rama po hetohet për katër vepra penale: mosdeklarim ose deklarim të rremë të pasurisë; korrupsion pasiv; pastrim parash dhe shpërdorim detyre, kjo e fundit lidhur me koncesionin e dhënë prej tij për inceneratorin në Elbasan. Ish- kryeministri Ahmetaj i ka hedhur poshtë akuzat e SPAK-ut dhe ka këmbëngulur që nuk është i përfshirë "në asnjë rrethanë në aferën e inceneratorit në Elbasan”.

Por ndërkohë, më 8 mars 2023, oficerët e BKH kontrolluan banesën e Erjola Hoxhës, partneres së Ahmetajt në zonën e Gjirit të Lalzit si dhe sekuestruan telefonin e saj. Ahmetaj dhe Hoxha apeluan në GJKKO duke e konsideruar kontrollin të paligjshëm, por kërkesa u rrëzua. Mbrojtja pretendoi se pavarësisht se shtëpia është në emër të Hoxhës, atje jeton edhe Ahmetaj. Ky i fundit është deputet dhe në cilësinë e një ligjvënësi, fillimisht duhet të ishte pyetur Kuvendi për të bërë kontroll në shtëpi. Por ky fakt sipas tyre u anashkalua ndërsa më tej parashtruan se bashkëjetueses së ish-ministrit nuk iu garantua e drejta për të patur një person të besuar pranë para se të niste kontrolli, ndërsa edhe oficerët kanë bërë pyetje provokuese për sendet që kishin në banesë. Ahmetaj është nën hetim nga SPAK për veprat penale: “Korrupsion”, “shpërdorim detyre”, “fshehje e pasuris/Dosja.al

arben ahmetaj

Sondazh

Poll