Politike

Meta: Mbështetje të plotë Këlliçit në luftën pa kompromis kundër korrupsionit në Bashkinë e Tiranës

Meta ka mbështetur Këlliçin pas denoncimit të korrupsionit në Bashkinë e Tiranës.

26 Prill 2023, 21:07 Nga A.B
Meta: Mbështetje të plotë Këlliçit në
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, shprehu mbështetje të plotë për Belind Këlliçin, kandidatin e koalicionit "Bashkë Fitojmë", për bashkinë e Tiranës. Ai iu referua denoncimit që Belind Këlliçi bëri mbi një rast korrupsioni në Bashkinë e Tiranës, duke paraqitur disa fakte, sipas tij, se Drejtori i IMT, Mariglen Qato, ka punësuar familjarët e tij në pikat kyçe në Bashki.

"Mbështetje të plotë Belind Këlliçit për vendosmërinë e tij për t’i shpallur luftë pa kompromis korrupsionit në Bashkinë e Tiranës, e cila është kalbur nga korrupsioni, nepotizmi dhe vjedhja e taksave të qytetarëve të ndershëm. Rasti i krahut të djathtë të 99-shit Kryetar të Bashkisë së Tiranës, Kryetarit të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Mariglen Qato nuk është i vetmi.

Në 14 Maj, Tirana voton Ndryshimin dhe Bashkia u kthehet të gjithë qytetarëve dhe vendoset në shërbimin e tyre, duke shkulur nga rrënjët korrupsionin dhe nepotizmin me transparencë dhe llogaridhënie absolute"-u shpreh kryetari i Partisë së Lirisë.

ilir meta belind kellici

Sondazh

Poll