Bota

Qëndron pas bombardimeve në aeroportin e Kabulit, talibanët vrasin liderin e ISIS. Emri ende nuk dihet

Sipas BBC, bombardimi i gushtit 2021 vrau 170 civilë dhe 13 trupa amerikane ndërsa njerëzit po përpiqeshin të largoheshin nga Afganistani i kontrolluar nga Talibanët.

26 Prill 2023, 00:14 Nga k.m.
Qëndron pas bombardimeve në aeroportin e Kabulit, talibanët
Foto ilustruese

AFGANISTAN- Udhëheqësi i Shtetit Islamik që besohet të ketë qenë përgjegjës për bombardimin e vitit 2021 në aeroportin e Kabulit është vrarë nga talebanët. Lajmin e kanë dhënë zyrtarët amerikanë. Sipas BBC, bombardimi i gushtit 2021 vrau 170 civilë dhe 13 trupa amerikane ndërsa njerëzit po përpiqeshin të largoheshin nga Afganistani i kontrolluar nga Talibanët.

Zyrtarët amerikanë i thanë partnerit amerikan të lajmeve të BBC-së, "CBS" se në fakt lideri taleban ka ndërruar jetë disa javë më parë, por u desh më shumë kohë që të konfirmohej vdekja e tij. Por emri i tij nuk është bërë i ditur.

afganistan

Sondazh

Poll