25 Prill 2023, 22:48
Nga k.m.
E. Jean Carroll
Përzgjedhja e jurisë u bë të martën për procesin gjyqësor mbi pretendimin e E. Jean Carroll se Trump e përdhunoi atë para gati tre dekadash në dhomën e ndërrimit të një dyqani veshjesh. Ish presidenti Trump e ka hedhur poshtë akuzën.
Gjyqi do të mbahet në një gjykatë civile federale, që do të thotë se pavarësisht nga rezultati, Trump nuk rrezikon të shkojë në burg. Atij madje nuk i kërkohet që të jetë i pranishëm në gjykatë dhe avokatët e tij kanë treguar se me shumë gjasa ai nuk do të dëshmojë.
Gjyqi vjen gjithashtu një muaj pasi Trump u deklarua i pafajshëm në një çështje penale që lidhet me pagesat e bëra për të heshtur akuzat për marrëdhënie jashtëmartesore me dy gra. Carroll pritet të dëshmojë për një takim të rastësishëm me Trump në fund të vitit 1995 ose në fillim të vitit 1996, për të cilin ajo thotë se u bë i dhunshëm. Gjyqi do të përfshijë gjithashtu pretendimin për shpifje të Carroll kundër ish presidentit Trump për komentet nënçmuese që ai bëri për të në përgjigje të akuzave për përdhunim.
Ajo thotë se pasi u takua rastësisht me Trump në dyqanin Bergdorf Goodman të Manhatanit, ai i kërkoi asaj ta ndihmonte për të blerë të brendshme femrash si dhuratë. Ajo thotë se ata filluan të ngacmonin njëri-tjetrin për të provuar të brendshmet e grave. Zonja Carroll thotë se ata përfunduan vetëm në dhomën e zhveshjes së dyqanit, ku Trump e shtyu atë pas një muri dhe e përdhunoi para se ajo ta luftonte dhe të ikte.
Që kur ajo i bëri akuzat për herë të parë në librin biografik të botuar në vitin 2019, Trump e ka kundërshtuar fuqishëm akuzën për përdhunim. Ai tha se as nuk e njihte Carroll, ish bashkëpunëtore për një kohë të gjatë e revistës “Elle”.
Anëtarët e jurisë pritet të dëgjojnë dëshminë edhe të dy grave të tjera që thonë se janë sulmuar seksualisht nga ish presidenti Trump. Jessica Leeds do të dëshmojë se Trump u përpoq të fuste dorën nën fustanin e saj gjatë një fluturimi në vitin 1979 derisa ishin të ulur pranë njëri tjetrit. Ajo thotë se nuk ishte përzgjedhja e saj të ulet afër tij.
Natasha Stoynoff, ish-gazetare e revistës People, do të dëshmojë se ish presidenti e shtyu atë pas një muri dhe e puthi me forcë në rezidencën e tij në Florida, kur ajo shkoi atje më 2005 për të intervistuar Trump dhe gruan e tij Melania Trump, e cila në atë kohë ishte shtatzënë. Emrat e anëtarëve të jurisë do t’i fshihen publikut dhe avokatëve, për t’i mbrojtur nga ngacmimet e mundshme.
Gjykatësi Lewis A. Kaplan, i cili do të kryesojë gjyqin, refuzoi një kërkesë të avokatëve të Trump që anëtarëve të jurisë t’u thuhej se ish-presidenti donte t’ia kursente qytetit përçarjen që mund të shkaktonte prania e tij.
Kaplan vuri në dukje se ish presidenti ka një ngjarje të fushatës parazgjedhore në Nju Hempshër të planifikuar për të enjten, ditën e tretë të gjyqit.
“Nëse Shërbimi Sekret mund ta mbrojë atë në atë aktivitet, sigurisht që Shërbimi Sekret, Shërbimi i Marshallëve dhe Qyteti i Nju Jorkut mund të kujdesen për sigurinë e tij në këtë gjykatë federale shumë të sigurt”, shkroi gjykatësi Kaplan në një urdhër. Ish presidenti mund të vendosë të marrë pjesë në gjyq. Nëse ai nuk shkon, juria mund të shohë fragmente nga marrja në pyetje e tij, e cila u regjistrua në video./VOA
e. jean carroll shba
Bota
25 Prill 2023, 22:39
k.m.
Recep Tajip Erdogan
TURQI- Presidenti turk Recep Tajip Erdogan e nisi fjalën e tij në ceremoninë e dhënies së Medaljes Superiore S...
Bota
25 Prill 2023, 22:30
k.m.
Christian Schmidt
Përfaqësuesi i lartë i komunitetit ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt, sëri...
Bota
25 Prill 2023, 22:01
a.l
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINË- Ukraina planifikoi një sulm ndaj Moskës për të shënuar përvjetorin e parë të...
Bota
25 Prill 2023, 22:02
k.m.
NASA
SHBA- Shefi i NASA-s, Bill Nelson dënoi pushtimin rus të Ukrainës por tha se pret që rusët dhe amerikanët të vazhd...
Bota
25 Prill 2023, 21:51
a.l
Yevgeny Prigozhin
RUSI- Themeluesi i kompanisë ushtarake private 'Wagner', Yevgeny Prigozhin deklaron se nuk është në rrethin e ngusht...
Bota
25 Prill 2023, 21:30
a.l
Oleksiy Goncharenko
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës ka kaluar fazën e parë. Vendimi u...
Bota
25 Prill 2023, 21:22
k.m.
Kyriakos Mistotakis dhe Ana Brnabiç
GREQI- Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç ka anuluar pjesëmarrjen e saj në forumin e...
Bota
25 Prill 2023, 21:10
k.m.
Pamje nga shtëpia e barit
DUISBURG- Policia dhe prokurorët publik kanë "shkatërruar" një bandë droge të martën n&eu...
Bota
25 Prill 2023, 21:12
A.B
Barbie
SHBA- Një Barbie me sindromën Down është modeli i fundit i kukullës që pëlqehet aq shumë. Vitet e fundit kom...
Bota
25 Prill 2023, 21:09
a.l
Ferit Hoxha
KOSOVË- Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, ka përmendur Kosovën gjatë diskutimeve për Ukrainë...