Art&Argëtim

Nuk do të ndjekin serialin 'Harry Potter', J.K Rowling ka një përgjigje epike për komentuesit

Rowling e ka nisur komentin duke njoftuar se disa persona po kërcënonin të bojkotonin serialin e ri për përfshirjen e saj dhe duket se i mbështet ata, duke thënë se do të marrë masa paraprake duke “pirë shampanjë”.

25 Prill 2023, 11:55 Nga f.i
Nuk do të ndjekin serialin 'Harry Potter', J.K Rowling ka
J.K Rowling

SHBA- Autorja e romaneve të “Harry Potter”, J.K Rowling me anë të një postimi në 'Twitter' ka reagur ndaj atyre që thanë se nuk do të shikonin serialin e ardhshëm të “Harry Potter”.

Rowling e ka nisur komentin duke njoftuar se disa persona po kërcënonin të bojkotonin serialin e ri për përfshirjen e saj dhe duket se i mbështet ata, duke thënë se do të marrë masa paraprake duke “pirë shampanjë”.

“Lajm i tmerrshëm, të cilin e ndjej për detyrë ta ndaj. Aktivistët po përpiqen të organizojnë një bojkot tjetër të punës sime, këtë herë të shfaqjes televizive Harry Potter. Unë kam marrë masat paraprake të pi shampanjë.”-shkruan ajo.

Vetëm disa ditë më parë u njoftua se HBO po mbyll një marrëveshje për të rifilluar serinë me shtatë libra të Harry Potter, të JK Rowling si një shfaqje të re televizive. Seriali pritet të shfaqë një kast të ri për të udhëhequr një brez të ri fansash, plot detaje fantastike, personazhe shumë të dashur dhe vendndodhje dramatike që fansat e Harry Potter i kanë dashur për më shumë se 25 vjet.

Lajmet për të prodhuar një seri televizive të bazuar në Harry Potter u zbuluan për herë të parë në janar 2021.

harry potter

Sondazh

Poll