Bota

"Është makineri lufte"/ Zëdhënësi i Kremlinit: NATO po i drejtohet kufijve të Rusisë

Sipas Peskov aleanca ushtarake e NATO-s është projektuar si një instrument konfrontimi dhe jo paqeje.

25 Prill 2023, 10:48 Nga f.i
"Është makineri lufte"/ Zëdhënësi i
Dmitry Peskov

UKRAINË- Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov në një deklaratë të fundit është shprehur se se NATO është një makineri lufte dhe tanimë po i drejtohet kufijve të Rusisë. Mediat e huaja raportojnë se sipas Peskov aleanca ushtarake e NATO-s është projektuar si një instrument konfrontimi dhe jo paqeje.

“NATO nuk është një instrument paqeje, është një instrument konfrontimi. NATO u krijua në këtë mënyrë, si një instrument konfrontimi. Ajo është një makinë lufte. Dhe i është afruar kufijve tanë gjatë gjithë kohës. Ne nuk ishim rehat dhe i paralajmëruam dhe u thamë: Le të diskutojmë shqetësimet tona. Por ata nuk donin”,-tha Peskov.

Duke iu referuar sanksioneve anti-ruse të vendosura nga SHBA dhe aleatët e saj evropianë, Peskov tha se ato janë "një thikë me dy presa". Gjithashtu ai vuri në dukje se Perëndimi po kërkon të mbulohet me heshtje ose me gënjeshtra.

“Presioni ndaj Rusisë nuk do të ulet”,- tha Peskov, duke shtuar se kjo nuk paraqet pengesë për zhvillimin e vendit. Po hapen drejtime alternative për bashkëpunimin tregtar dhe ekonomik me partnerë të rinj, tha diplomati rus.   

dmitry peskov

Sondazh

Poll