Art&Argëtim

Më e mirë Teuta apo Afrona? Blero krahason dy ish-bashkëshortet e tij

Gjatë një interviste për Prive, Blero Muharremi zbulon ndryshimet ndërmjet dy ish-bashkëshorteve të tij

24 Prill 2023, 15:14 Nga a.d
Më e mirë Teuta apo Afrona? Blero krahason dy ish-bashkëshortet e
Blero & Afrona (majtas) dhe Blero & Teuta (djathtas)

Blero Muharremi është tashmë i divorcuar nga Afrona Dika, duke e kthyer në një martesë të dytë që nuk ka funksionuar mirë.. Duke qënë se sipas çiftiit kjo martesë mori fund me zënka, Blero ka bërë një krahasim me martesën e parë. Sipas tij, Afrona dhe Teuta (ish gruaja e parë), kanë shumë diferencë mes njëra tjetrës. Për ‘Prive’, Blero duke nënkuptuar, tha se Teuta ka pasur nivel më të lartë edukativ.

Unë kam pasur ndarje edhe më herët, siç e dini edhe ju. Ka qenë me një nivel të lartë edukativ, me shumë mirëkuptim, por nuk e ka çdo njëri këtë gjë, këtë vlerë”, u shpreh ai.

Kujtojmë se Blero zbuloi se arsyeja e ndarjes nga Afrona ishin paratë, pasi sipas tij, ajo u largua kur artisti i kishte kufizuar shpenzimet./IconStyle

blero muharremi blero dhe afrona blero dhe teuta

Sondazh

Poll