Art&Argëtim

Justin Bieber ndihet 'zemërthyer' nga bullizimi online i Hailey Bieber

Justin Bieber ndihet zemërthyer pasi gruaja e tij ka treguar se ka kaluar disa nga momentet më të vështira që nga fillimi i viti 2023.

24 Prill 2023, 16:00 Nga k.m.a.d.
Justin Bieber ndihet 'zemërthyer' nga bullizimi online i Hailey
Justin & Hailey Bieber

Hailey së fundmi u ka thënë fansave të saj se që nga fillimi i vitit 2023, ajo ka pasur disa nga"momentet më të trishta dhe më të vështira në jetën e saj.

Më pëlqen të bëj shaka se si ndihem sepse ndonjëherë është më e lehtë sesa të pranoj se po e kaloj një kohë të vështirë”, ka shkruar Hailey.  “Por në të vërtetë që nga fillimi i vitit 2023, kam pasur disa nga momentet më të trishtuara, më të vështirat që kam pasur ndonjëherë në jetën time si e rritur dhe mendja, emocionet e mia kanë qenë të brishta. "Unë e di që shumë njerëz të tjerë ndihen njësoj si ndihem unë, kështu që dijeni se nuk jeni vetëm."

Një burim tha për US Weekly se Justin-it i thyhet zemra kur shikon Hailey-n të mërzitur.

"Justinit i është thyer zemra kur ka parë gruan e tij duke luftuar emocionalisht muajt e fundit. Ai e do gruan e tij më shumë se çdo gjë dhe e di që ajo ka një zemër prej ari."

Në fillim të këtij viti, Hailey mori një sërë reagimesh nga përdoruesit në internet pasi ajo dhe shoqja e ngushtë Kendall Jenner përdorën një shprehje virale në TikTok, duke thënë: "Dhe nuk po them që ajo e meritonte, por po them se koha e Zotit është gjithmonë e drejtë." Videoja erdhi pasi Selena zbuloi se ajo ishte bullizuar pandërprerë dhe turpëruar në komentet e saj, duke i bërë fansat të besonin se Hailey dhe Kendall po talleshin me yllin e Disney Channel./ TheMirror

 

hailey bieber justin bieber

Sondazh

Poll