Bota

Liderët europianë zotohen ta kthejnë Detin e Veriut në një central elektrik të gjelbër

Në përgjigje të "shantazhit energjetik" të Rusisë, nëntë vendet do të reduktojnë gjithashtu konsumin e karburanteve fosile dhe varësinë nga importet.

25 Prill 2023, 09:48 Nga I.A
Liderët europianë zotohen ta kthejnë Detin e Veriut në
Foto Ilustruese

BRUKSEL- Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe liderët politikë dhe ministrat nga tetë vende të tjera evropiane u zotuan të rrisin prodhimin e energjisë së erës në Detin e Veriut dhe detet ngjitur me dhjetëfish deri në vitin 2050. Në përgjigje të "shantazhit energjetik" të Rusisë, nëntë vendet do të reduktojnë gjithashtu konsumin e karburanteve fosile dhe varësinë nga importet.

“Me Detin e Veriut ne kemi një central elektrik energjetik praktikisht në pragun tonë,” tha Scholz në portin belg të Ostendit.

Gjermania, Belgjika, Franca, Holanda, Danimarka, Norvegjia, Britania e Madhe, Irlanda dhe Luksemburgu duan të rrisin kapacitetin në 300 gigavat (GW) deri në vitin 2050 për të siguruar energji të përballueshme, të sigurt dhe të qëndrueshme”, thuhet në një deklaratë të përbashkët.

"Kjo mund të sigurojë energji për 300 milionë familje. Si evropianë, ne e marrim fatin tonë në duart tona,” tha kryeministri belg Alexander De Croo.

Zgjerimi i prodhimit të energjisë së rinovueshme në Evropë do të na japë të gjithë erën që na nevojitet për të vendosur një kurs drejt neutralitetit të klimës”, theksoi presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Udhëheqësit evropianë trajtuan gjithashtu shqetësimet për sigurinë e infrastrukturës energjetike në det të hapur, pas sabotimit të tubacioneve ruse të gazit Nord Stream vitin e kaluar. Një hetim për sabotimin është duke u zhvilluar dhe kryeministri danez tha se autoritetet nuk janë ende në gjendje ta diskutojnë atë pasi nuk është përfunduar.

deti i veriut

Sondazh

Poll