Art&Argëtim

Ndryshon receta zyrtare e salcës bolonjeze

Receta, e hartuar nga një komitet i posaçëm i Akademisë Italiane të Kuzhinës, u depozitua si akt në Dhomën e Tregtisë në Bolonja, duke ndryshuar formulën e mëparshme për ragù alla bolognese që i ishte besuar institucionit më 17 tetor 1982.

23 Prill 2023, 18:59 Nga k.m.
Ndryshon receta zyrtare e salcës bolonjeze
Ragù

ITALI- Receta italiane e salcës bolognese është përditësuar. Tashmë recetës i është shtuar krem. Receta zyrtare për salcën e makaronave bolognese, është përditësuar për herë të parë në 40 vjet për të marrë parasysh ndryshimin e shijeve dhe disponueshmërinë e përbërësve në dyqane.

Receta, e hartuar nga një komitet i posaçëm i Akademisë Italiane të Kuzhinës, u depozitua si akt në Dhomën e Tregtisë në Bolonja, duke ndryshuar formulën e mëparshme për ragù alla bolognese që i ishte besuar institucionit më 17 tetor 1982.

Kremi "Out go" - një zhvillim i mirëpritur nga personat e kujdesshëm ndaj peshës - dhe kartella, një copë mish viçi e marrë nga diafragma që është zhdukur vetëm nga supermarketet dhe për këtë familjet kanë filluar të përdorin gjithnjë e më shumë mishin e grirë që ofrojnë dyqanet.

Receta e re kërkon përdorimin e vajit të ullirit ekstra të virgjër, mish të grirë nga kofsha e viçit, pançetë e freskët, qepë, selino dhe karota, verë e bardhë ose e kuqe, salcë domateje, një gotë qumështi opsional ose lëng mishi. Nuk lejohen absolutisht përbërës në këtë recetë si proshuta e tymosur, mishi i derrit, hudhra, rozmarina, majdanozi, rakia në vend të verës dhe mielli./TheTimes

ragù

Sondazh

Poll