Art&Argëtim

Linjat perfekte të Jennifer Lopez, Ben Affleck zbulon sekretin: Ajo ha gjithçka

Ajo çfarë zbuloi Affleck për linjat perfekte të Lopez ka habitur fansat, pasi sipas tij ajo ha gjithçka dhe gjithmon është në formë të mirë.

22 Prill 2023, 15:21 Nga f.i
Linjat perfekte të Jennifer Lopez, Ben Affleck zbulon sekretin: Ajo ha
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck

SHBA- Aktori Ben Affleck ka zbuluar një sekret të partneres së tij Jennifer Lopez dhe mënyrës sesi ajo e ruan pamjen e saj fizike. Ajo çfarë zbuloi Affleck për linjat perfekte të Lopez ka habitur fansat, pasi sipas tij ajo ha gjithçka dhe gjithmon është në formë të mirë, shkruajnë medita e huaja.

“Më lejoni t’ju them diçka që do t’ju shqetësojë. Jennifer ha çfarë të dojë. Ajo ha pica, biskota, akullore… gjithçka. Është vetëm gjenetika e mirë,"-u shpreh aktori.

I ftuar në "The Drew Barrymore Show” të premten, Ben Affleck zbuloi gjithashtu se çfarë do të ndryshonte Jennifer Lopez tek ai, pavarësisht se ajo “kurrë” nuk e pranon.

“Ajo ndoshta do të donte të flisja më pak. Nuk e di nëse e keni vënë re, por unë vazhdoj dhe vazhdoj dhe vazhdoj. Unë flas pa ndalim. Ajo nuk ma ka thënë kurrë këtë, por ky do të ishte supozimi im.”-tha aktori.

Ndër të tjera Ben tha për Lopez se ajo është gruaja më e mrekullueshme në botë dhe duket spektakolare. Dyshja e preferuar për publikun u martuan në korrik 2022. 

jennifer lopez ben affleck

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 21 Prill 2023, 13:38 a.l

VIDEO/ Zendaya, imazhi i ri i Louis Vuitton

Zendaya SHBA- Aktorja e njohur e hollywood-it dhe fituesja e disa çmimeve historike të 'Golden Globe', Zendaya është bërë ...