Bota

Goditen nga shpendët, marrin flakë helikat e motorit të Boeing 737 në SHBA

Aeroplani u kthye i sigurt në Aeroportin Ndërkombëtar John Glenn Columbus.

24 Prill 2023, 09:24 Nga I.A
Goditen nga shpendët, marrin flakë helikat e motorit të Boeing
Boeing 737

SHBA- Një avion i American Airlines u detyrua të kthehej në aeroport të dielën në mëngjes në Columbus, Ohio, pasi një shpend u fut në motor dhe shkaktoi zjarr. Boeing 737 ishte nisur nga Columbus për në Phoenix përpara se ekuipazhi të raportonte një goditjen e zogjëve rreth orës 8 të mëngjesit me orën lokale. Aeroplani u kthye i sigurt në Aeroportin Ndërkombëtar John Glenn Columbus.

“Ekuipazhet e urgjencës iu përgjigjën një incidenti avioni në CMH këtë mëngjes që përfshinte një zjarr të raportuar në motor. Avioni u ul në mënyrë të sigurt dhe aeroporti është i hapur dhe funksional”, tha Aeroporti Ndërkombëtar John Glenn Columbus.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ABC News (@abcnews)

american airlines boeing 737 john glenn

Sondazh

Poll