Aktualitet

'Mos iu afro'/ Urdhër-mbrojtje nga gjykata për 28-vjeçaren që u dhunua dhe u mor peng i dashuri, në "kujdes" edhe familjarët e saj

I dashuri i saj, i cili akuzohet për dhunimin e saj, urdhërohet nga Gjykata e Tiranës që të mos i afrohet 28-vjeçares dhe familjarëve të saj në një rreze  prej 100 metra.

23 Prill 2023, 17:32 Nga k.m.
'Mos iu afro'/ Urdhër-mbrojtje nga gjykata për
Foto ilustruese

TIRANË- Gjykata e Tiranës i ka dhënë urdhër mbrojtje 28-vjeçares që u mbajt peng një javë dhe dhunua barbarisht nga bashkëjetuesi i saj, Gleart Gusholli. Burime për News 24 bëjnë me dije se i dashuri i saj, i cili akuzohet për dhunimin e saj, urdhërohet nga Gjykata e Tiranës që të mos i afrohet 28-vjeçares dhe familjarëve të saj në një rreze  prej 100 metra. Ndërsa nuk duhet të afrohet pranë banesës së saj apo vendit të punës. Në seancën për dhënien e urdhrit të mbrojtjes, avokati Enea Cenko tha se ishin të pranishëm edhe përfaqësues të ambasadës Gjermane në Tiranës, për shkak se e dhunuara ka pasaportë gjermane.

Gleart Gusholli aktualisht po mbahet nën masën e arrestit me burg. 28-vjecarja u njoh me Gushollin një vit e gjysmë më parë në një spital në Gjermani ku vajza punonte si infermiere. 

E reja tregoi se u ndihmua nga të afërm të saj dhe motra e bashkëjetuesit që të shpëtonte nga dhuna. Motra e 31 vjeçarit e ka dërguar në një klinikë pranë banesës dhe më pas bluzat e bardha kanë njoftuar policinë. Pas kësaj ngjarjeje, vajza tha se do të largohej pasi nuk e lidhte më asgjë me Shqipërinë. Edhe pse në gjendje të rënduar psikologjike, e reja tregoi para kamerave se bashkëjetuesi i saj e ka detyruar që të konsumonte kokainë. Aktualisht vajza e ka lënë Shqipërinë dhe është larguar në Gjermani.

gleart gusholli tirane

Sondazh

Poll