Bashkëpunimi i shumëpritur/ Publikohet projekti i Bebe Rexhës me Snoop Dogg (VIDEO)
Në videoklip artistët duke kënduar për pirjen e duhanit dërgohen në një univers paralel. Madje për tu dukur sa më reale Rexha zbuloi se ajo dhe Snoop kanë pirë vërtet duhan në xhirimet e videoklipit të këngës.
22 Prill 2023, 12:06Nga f.i
Bebe Rexha dhe Snoop Dog
SHBA- Bebe Rexha ka publikuar së fundmi këngën e saj të fundit me reperin e njohur Snoop Dogg. “Satellite” quhet bashkëpunimi i këngëtares me origjinë shqiptare dhe Snoop Dogg.
Kënga e publikua në ditën e pirjes së duhanit i kushtohet duhanpirësve. Në videoklip artistët duke kënduar për pirjen e duhanit shihen duke u dërguarn në një univers paralel. Madje për tu dukur sa më e vërtetë Rexha zbuloi se ajo dhe Snoop kanë pirë duhan në xhirimet e videoklipit të këngës.
Në intervistë duke folur për 'People' se si erdhi bashkëpunimi, këngëtarja me origjinë shqiptare tha se fillimisht i ka kërkuar reperit një bashkëpunim nëpërmjet instagramit dhe Snoop e ka pranuar menjëherë. Bebe është shprehur se 'të punosh me Snoop është si një ëndërr'.
Kjo shënon këngën e tretë të Bebe Rexhës këtë vit pas publikimit të këngës "Heart Wants What It Wants" në shkurt dhe "Call On Me" të frymëzuar nga Europop në mars. Në fillim të këtij muaji, Rexha ndau veprat artistike dhe listën e këngëve për albumin e saj të tretë , 'BEBE', i cili përmban gjithashtu bashkëpunime nga Dolly Parton dhe David Guetta.
Noizy dhe Cllevio Serbiano
LUSHNJE- Reperi Cllevio Serbiano (Kleviol Ahmetaj) ka folur pas lirimit nga burgu. Klevio ka deklaruar se situata e tij me ...