Art&Argëtim

Kylie Jenner "ACARON" rrjetin me komentin e saj: Nuk jam aq plastike sa më bëjnë

Edhe një herë 25-vjeçarja është në fokus të rrjeteve sociale.

21 Prill 2023, 09:06 Nga k.m.
Kylie Jenner "ACARON" rrjetin me komentin e saj: Nuk jam aq plastike
Kylie Jenner

SHBA- Deklarata e fundit e Kylie Jenner mbi operacionin e saj plastik ka ngjallur zemërim në rrjetet sociale. Ylli televiziv 25-vjeçar tha: Ka një keqkuptim të madh për mua, se kam bërë shumë operacione plastike në fytyrën time. Unë nuk jam aq plastike sa mendojnë njerëzit.

Menjëherë pas deklaratës së saj, interneti u “mbush” me foto të vjetra të saj, para se të niste operacionet, në të cilat nuk ngjan aspak me vajzën e vogël tashmë milionere të familjes Jenner dhe Kardashian.

Kylie Jenner "ACARON" rrjetin me komentin e saj: Nuk jam aq plastike
Kylie Jenner

Edhe një herë ajo u akuzua për gënjeshtëra, ndërsa shumë theksuan se pamja e saj ka ndryshuar dukshëm me kalimin e kohës.

“Ne kemi sy dhe shohim”, “Kylie tha një gënjeshtër sot”, “Nëse Kylie nuk është aq plastike, atëherë unë jam presidentja e SHBA-së”,-janë disa nga komentet ironike të përdoruesve në Twitter kundër saj.

“Njerëzit mendojnë se kam hyrë nën thikë dhe kam rindërtuar plotësisht fytyrën time, gjë që është një gënjeshtër. Ata nuk e kuptojnë se çfarë mund t'i bëjnë imazhit të tyre flokët, grimi dhe mbushësit e mirë. Po, kam vënë fillers, nuk e mohoj,”- tha ajo në vitin 2019 në një intervistë për Paper Magazine.

kylie jenner

Sondazh

Poll