Aktualitet

“Fluturimi, pasioni më i madh i Fatjonit”, flasin të afërmit e 32-vjeçari shqiptar që vdiq në Itali: Jemi të tronditur

Ai punonte si saldator në ndërmarrjen Castel Bolognese prej më shumë se 7 vitesh, ku ishte rritur profesionalisht.

21 Prill 2023, 22:25 Nga I.A
“Fluturimi, pasioni më i madh i Fatjonit”, flasin të
Fatjon Garxenaj

ITALI- Drejtuesi i zdrukthëtarisë ‘Cmtpl’ në Castel Bolognese Floriano Zeffiri, aty ku punonte Fatjon Garxenaj, 32-vjeçari shqiptar i cili humbi tragjikisht jetën në një aksident me deltaplan në Filetto, është i tronditur. Fatjoni, jetonte me partneren e tij në Riolo Terme, në provincën e Ravenës. Ai punonte si saldator në ndërmarrjen Castel Bolognese prej më shumë se 7 vitesh, ku ishte rritur profesionalisht.

“Ishte një djalë shumë i mirë, si nga aspekti njerëzor ashtu sikurse edhe profesional. Ishte një punonjës shumë i mirë, që nuk bezdiste askënd, dhe shumë punëtor. Shpesh nga tregonte për fluturimet e tij. Këtu pas kemi një fushë dhe ai ëndërronte që të nisej nga shtëpia dhe të ulej këtu. Fliste gjithmonë për pasionin e tij më të madh, deltaplanin, ishte shumë entuziast. I pëlqente shumë të fluturonte, jetonte për të fluturuar, fluturonte së bashku me partneren tij. Thoshte se një ditë donte të blinte deltaplanin e tij”, tha Zeffiri.

Të gjithë në zdrukthtari janë tronditur shumë, disa kolegë e morën vesh për tragjedinë vetëm pasi arritën në punë.

 “Nuk e dimë ende nëse do të mbajmë hapur sot dhe të mbyllim vetëm ditën e varrimit apo të mbyllim sot, disa nga kolegët e Fatjonit kanë preferuar të shkojnë në shtëpi. Është një lajm që nuk kemi dashur ta dëgjojmë kurrë”, tha ai.

fatjon garxenaj floriano zeffiri

Sondazh

Poll