Aktualitet

Identikiti i autorit! Vrasja e Nikulajt, Hoxha: Policia kërkon personin e gabuar, veshi dy palë rroba dhe jelek antiplumb që të dukej i mbushur, por është i dobët

Gazetari tha se autori është një person i dobët, por në momentin që ka kryer krimin, ka veshur dy palë rroba dhe ka vendosur një jelek antiplumb për të dhënë përshtypjen se ishte me trup të mbushur. 

20 Prill 2023, 21:20 Nga F.M
Identikiti i autorit! Vrasja e Nikulajt, Hoxha: Policia kërkon personin e
Artan Hoxha dhe Ardian Nikulaj

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje mbi personin që ekzekutoi biznesmenin dhe eksponentin politik në Shëngjin, Ardian Nikulaj. I ftuar në 'TPZ", Hoxha tha se plicia është vënë në kërkim të një personi me trup të mbushur e muskuj, por që sipas tij, kjo është një gjë e gabuar. Gazetari tha se autori është një person i dobët, por në momentin që ka kryer krimin, ka veshur dy palë rroba dhe ka vendosur një jelek antiplumb për të dhënë përshtypjen se ishte me trup të mbushur. 

"Ajo që bie në sy, nga veprimet që kam parë aty, autori ka përdorur një hile, Ai duket sikur ëhtë trupmbushur, por ai ka veshur dy palë tesha dhe ka edhe jelek anti-plumb. Pra ndryshe nga identifikiti i policisë, sipas informacioneve, autori nuk është sic e kërkon policia një trupmbushur dhe i palestruar, por krejt tjetër, një person i dobët, qitës shumë i mirë,"- tha Hoxha. 

Ardian Nikulaj (Marku) u vra teksa ndodhej në lokalin e tij në Shëngjin. Një person u fut brenda dhe qëlloi në drejtim të Nikulajt.  Pasi ka kryer vrasjen, autori që mendohet se ka ardhur nga Shkodra dhe duket lëvizur me një motor "Skuter", e më pas është larguar edhe njëherë drejt Shkodrës. Itinerari që ka ndjekur ka qenë ai përgjatë superstradës në drejtim të Shkodrës dhe në zonën e Gjadrit, e më pas ka humbur gjurmët. Kjo pasi në zonë nuk ka as kamera sigurie.

Pista kryesore e hetimeve është përqendruar tek hasmëria mes viseve që lidhet me vrasje të ndodhura vite më parë. Hasmëria me fisin Balaj pasi në vitin 1999, Ardian Nikulajt i kanë vrarë vëllanë, Pëllumbin. Disa vite më pas nga fisi Balaj, u vranë 2 persona.

Por, nuk përjashtohet mundësia që vrasja të ketë lidhje me zgjedhjet, pasi Nikulaj kandidonte për anëtar të Këshillit Bashkiak. Deri më tani, në Policinë e Lezhës janë shoqëruar dhe janë marrë në pyetje disa persona, por asnjë nga deklarimet e tyre nuk e kanë ndihmuar grupin hetimor për të rënë në gjurmët e autorit.

artan hoxha ardian nikulaj

Sondazh

Poll