20 Prill 2023, 19:20
Nga I.A
Glauk Konjufca
KOSOVË- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është shprehur skeptik se Kosova do të pranojë ndonjë version të Asociacionit të komunave me shumicë serbe deri më 2 maj kur pritet një takim i nivelit të lartë në Bruksel.
I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se pret që deri me këtë datë Qeveria e Kosovës të ketë një propozim për Asociacionin.
I pyetur nga gazetarët për këtë deklaratë, Konjufca tha se nuk përjashtohet mundësia që edhe propozimi i ri që do të bëjë grupi menaxhues, të mos pranohet nga Kosova.
“Nuk e përjashtoj se as ky tjetri [versioni i ri i Asociacionit] nuk do të funksionojë duke parë përbërjen e këtij ekipi të menaxhimit, që është i përbërë edhe nga deputetët të Serbisë. Kjo është e papranueshme për Kosovën”, deklaroi Konjufca.
Ai tha më tej se nëse propozimi është në interes të Serbisë, atëherë ekipi menaxhues, sipas tij, duhet të shkarkohet.
Më tej Konjufca tha se pret që të sqarohet situata më 2 maj, kur pritet të takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Kosova duhet të tregojë se nuk ka kurrfarë obligimi dhe nuk duhet ta bëjë asnjë hap, pa u realizuar binari i parë e që është njohja de facto [nga Serbia]”, tha Konjufca.
Në prag të takimit të 2 majit në mes të Kurtit dhe Vuçiq, i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha për Zërin e Amerikës se që nga takimi 18 marsit që u zhvillua në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ka pasur përparim lidhur me Asociacionin dhe një evoluim të jashtëzakonshëm në qëndrimin e Qeverisë së Kosovës dhe në veçanti të kryeministrit Albin Kurti, për të pranuar këtë detyrim ligjor.
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshjen për formimin e Asociacionit në vitin 2013 dhe më pas për parimet e tij më 2015.
Më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës konstatoi që shumica e parime të marrëveshjes nuk janë në përputhje me Kushtetutën, por që mund të harmonizohen. Megjithatë, Qeveria aktuale në Kosovë ka refuzuar formimin e asociacioneve njëetnike, duke thënë se mund të dëmtojnë funksionalitetin e Kosovës.
Marrë nga REL
glauk konjufca gabriel escobar
Bota
20 Prill 2023, 18:26
I.A
Escobar
SHBA- I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar thotë se ai pret që të ket&...
Bota
20 Prill 2023, 18:11
a.l
Ron van Dartel
HOLANDË- Një diplomat veteran, i cili u emërua më pak se tre javë më parë për të promovuar p&e...
Bota
20 Prill 2023, 18:06
I.A
Kadri Veseli dhe Hashim Thaci
HAGË- Michael Doyle, zëdhënës i Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hag&eum...
Bota
20 Prill 2023, 17:47
a.l
Jeffrey Hovenier dhe Besnik Bislimi
KOSOVË- Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka zhvilluar sot një takim me amasadorin e SHBA-së...
Bota
20 Prill 2023, 17:38
a.l
Smogu në Tajlandë
TAJLANDË- Rreth 2.4 milionë njerëz në Tajlandë kanë kërkuar trajtim spitalor për ...
Bota
20 Prill 2023, 17:32
a.l
Petr Pavel
ÇEKI- Presidenti i Çekisë, Petr Pavel deklaron se vendet e NATO-s nuk kanë zgjidhje tjetër veçse t&eum...
Bota
20 Prill 2023, 17:21
a.l
Dmitry Peskov
RUSI- Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov në një konferencë për shtyp deklaroi se objektivi kryesor i op...
Bota
20 Prill 2023, 17:16
a.l
Aleksandër Lukshenko
BJELLORUSI- Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko ka deklaruar se Bjellorusia dhe Rusia së bashku do t...
Bota
20 Prill 2023, 17:03
a.l
Tekstet shkollore
RUSI- Censura dyshohet se ka filluar të depërtojë në tekstet e reja shkollore në Rusi. Në botimi...
Bota
20 Prill 2023, 16:55
I.A
Policia maqedonase
SHKUP- Një shpërthim ka ndodhur mbrëmë vonë në një fabrikë pranë ish-“Zhelezares&rdqu...