Bota

Bislimi në takim me Hovenier: Të përkushtuar dhe konstruktivë në dialog

Nga ana e tij, zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi ambasadorin dhe theksoi se Qeveria do të nisë një fushatë informimi për qytetarët si dhe do të forcojë mekanizmat koordinues institucionalë e do të bashkëpunojmë dhe me partnerët tanë.

20 Prill 2023, 17:47 Nga a.l
Bislimi në takim me Hovenier: Të përkushtuar dhe
Jeffrey Hovenier dhe Besnik Bislimi

KOSOVË- Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka zhvilluar sot një takim me amasadorin e SHBA-së Jeffrey Hovenier në Kosovë. Në fokus të bisedimeve ka qenë procesi i dialogut Kosovë-Serbi. Përmes një deklarate zyrtare, qeveria e Republikës së Kosovës tha se mbetet e përkushtuar, aktive dhe konstruktive në procesin e dialogut me Serbinë të ndërmjetësuar nga BE dhe implementimin e Marrëveshjes Bazë të normalizimit të marrëdhënieve dhe Aneksit të Zbatimit.

Në njoftim gjithashtu theksohet se ambasadori Hovenier përgëzoi dhe uroi zëvendëskryeministrin Bislimi mbi finalizimin dhe arritjen e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe nënshkrimit zyrtar, duke e cilësuar ditën e djeshme të suksesshme. Nga ana e tij, zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi ambasadorin dhe theksoi se Qeveria do të nisë një fushatë informimi për qytetarët si dhe do të forcojë mekanizmat koordinues institucionalë e do të bashkëpunojmë dhe me partnerët tanë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati dhe partneri strategjik kryesor i Republikës së Kosovës. Thellimi i marrëdhënieve mes dy shteteve tona është objektiv primar dhe vizita e zëvendëskryeministrit Bislimi me ministrin Murati javën e kaluar në SHBA e riafirmoi synimin për të vazhduar fuqizimin e marrëdhënieve ekonomike dhe shkëmbimeve tregtare mes nesh”, thuhet në komunikatë.

Ndërkohë, i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka theksuar në një intervistë për Zërin e Amerikës, se pret një propozim nga qeveria e Kosovës për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe deri më 2 maj, kur liderët e Kosovës dhe Serbisë do të takohen në Bruksel. 

besnik bislimi jeffrey hovenier

Sondazh

Poll