Aktualitet

Qëlloi me thikë grekun për t’i marrë celularin, i mituri shqiptar: E godita në bark e në qafë por jam penduar

Protothema shkruan se ngjarja ka ndodhur në Akropoli dhe shqiptari ka qëlluar mbi grekun , pasi ky i fundit refuzoi që t'i jepte telefonin dhe çantën.

19 Prill 2023, 21:42 Nga I.A
Qëlloi me thikë grekun për t’i marrë celularin, i
Ngjarja

GREQI- Një 17-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi pasi ka qëlluar me thikë një 18-vjeçar grek pasi tentoi t'i vidhte telefonin. Protothema shkruan se ngjarja ka ndodhur në Akropoli dhe shqiptari ka qëlluar mbi grekun , pasi ky i fundit refuzoi që t'i jepte telefonin dhe çantën. Kur policët bastisën shtëpinë e shqiptarit Arbër Muçaj në Agios Panteleimonas, ai pranoi atë që kishte bërë dhe ka shprehur pendesë për veprën.

"Takova një ditë më parë shokun tim dhe dolëm për shëtitje në Manastiraki. Ne pamë disa njerëz dhe vendosëm t'u merrnim celularët. Me pretekstin se doja një cigare, iu afrova dhe i kërkova një. Kur u afruam nxora një thikë që kisha në xhepin e majtë të pantallonave, ia vura në bark dhe i thashë të më jepte celularin. Ia kapa çantën por ai më shtyu dhe më pas e godita dy herë me thikë, një herë në bark dhe një herë në qafë nëse më kujtohet mirë. Shoku im mori çantën dhe ne vrapuam. Ndërsa vraponim, më ra thika. Në një moment u ndamë me të pandehurin. Mora metronë dhe shkova në shtëpi. I hoqa rrobat dhe i futa në lavatriçe. Nga sa pashë, vetëm pantallonat e mia kishin gjak mbi to. Nuk i thashë asgjë askujt. Jam penduar për atë që kam bërë dhe kërkoj falje. Nuk doja ta godisja," tha i mituri.

arbër muçaj

Sondazh

Poll