Bota

Shembet parkimi shumëkatësh në Manhatan, 1 person ndërron jetë, 5 të plagosur (PAMJET)

Autoritetet po përdorin dhe një “qen” robotik për të shmangur vendosjen e ekuipazheve të shpëtimit brenda ndërtesës, pasi pjesa e saj që ka mbetur në këmbë është ende në rrezik të shembjes.

19 Prill 2023, 07:31 Nga A.B
Shembet parkimi shumëkatësh në Manhatan, 1 person ndërron
Ndertesa

SHBA-Një person u vra dhe pesë të tjerë u plagosën kur një pjesë e madhe e një garazhi parkimi u shemb në jug të Manhatanit, Nju Jork. 

“Kishte gjashtë punëtorë në ndërtesë në momentin e shembjes së saj. Të katër prej tyre janë dërguar në spital dhe janë në gjendje stabile. Një person ka vdekur dhe një person ka refuzuar mjekimin”, tha kreu i zjarrfikësve të Nju Jorkut, John Esposito, gjatë një konference për shtyp.

Imazhet që qarkullojnë në faqet e mediave sociale tregojnë makina, disa prej të cilave janë grumbulluar njëra mbi tjetrën ose janë përmbysur, dhe tymi që buron nga ndërtesa e shembur.

Struktura është “e paqëndrueshme”, tha kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, duke sqaruar se operacioni për të konstatuar nëse ka të tjerë të bllokuar në mbeturinat mbetet në proces.

Shembja ka ndodhur rreth orës 16:00 dhe shkaqet mbeten të paqarta. Parkimi u shemb "deri në bodrum", tha një zyrtar i qytetit.

Autoritetet po përdorin dhe një “qen” robotik për të shmangur vendosjen e ekuipazheve të shpëtimit brenda ndërtesës, pasi pjesa e saj që ka mbetur në këmbë është ende në rrezik të shembjes.

shembet ndertesa ne shba

Sondazh

Poll