Politike

Takimi me ministrin kroat, Xhaçka: Kroacia ekspertizë teknike konkrete për integrimin e Shqipërisë në BE!

Olta Xhaçka u shpreh se në fokus të diskutimit ishte dhe organizimi i takimit të përbashkët të dy qeverive për herë të parë.

18 Prill 2023, 12:40 Nga k.m.
Takimi me ministrin kroat, Xhaçka: Kroacia ekspertizë teknike
Pamje nga takimi

TIRANË- Kroacia do të ndihmojë Shqipërinë me ekspertizë teknike konkrete për integrimin në Bashkimin Europian. Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Jashtme Olta Xhaçka pas takimit me homologun kroat Gordan Grlic-Radman. Në deklaratën për media, Xhaçka u shpreh se në fokus të diskutimit ishte dhe organizimi i takimit të përbashkët të dy qeverive për herë të parë. Ministrja e Jashtme u shpreh se bashkëpunimi do të jetë kyç për të përballuar sfidat e sigurisë.

“Kam kënaqësinë ta uroj për arritjet e Kroacisë siç ishte hyrja në Eurozone dhe Shengen. Ajo çfarë ka arritur Kroacia jo thjesht na gëzon si fqinj të mirë, por na tregon se puna për kryerjen e reformave shpërblehet. Diskutuam për procesin e integrimit dhe më lejoni t’ju kujtoj se Rama i ka kërkuar homologut ndihmën e ekspertëve negociator për procesin tonë. Çështjet e bashkëpunimit në fushën e integrimit, në fokus të axhendës tonë dypalëshe. Kroacia do të vijojë të jetë një mbështetëse e parezervë e procesit tonë të integrimit në BE jo vetëm politikisht, por edhe me ekspertizë teknike konkrete. Diskutuam edhe për një numër aktivitetesh që do të organizohen për herë të parë, si takimi i përbashkët i dy qeverive. Ndërkohë që vlerësuan trendin rritës të shkëmbimeve, duhet të punojmë më shumë për të zhvilluar më tjetër bashkëpunimin ekonomik e tregtar, ndaj do të mbajmë komisionin e gjashtë në gjysmën e dytë të këtij viti. Do mirëpresim më shumë investime private. Jam optimiste se do të dimë të bashkëpunojmë për të çuar përpara bashkëpunimin mes nesh,”- tha Olta Xhaçka.

Nga ana tjetër edhe ministri kroat u shpreh se Kroacia do të ofrojë mbështetje për Shqipërinë që të ecë përpara në rrugën e integrimit në BE.

“Jam mirënjohës dhe falënderues me takimin Olta Xhaçka. Ne jemi takuar shpesh dhe në konferenca të tjera ndërkombëtare dhe të gjitha na kanë dhënë mundësinë të shkëmbejmë këndvështrimet tona për cështje të ndryshme me interes të përbashkët. Sa i takon marrëdhënieve bilaterale, të dyja janë aleate vende të NATO-s, gjithmonë kemi pasur lidhje të shkëlqyera. Gjatë cdo takimi në Shqipëri, Kroacia ka mbështetur e do të vijojë të mbështesë rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së. Kroacia është gati të ofrojë mbështetje politike dhe teknike për Shqipërinë për të realizuar transmetimin e të gjitha njohurive dhe përvojën e saj për integrimin e Shqipërisë në BE. Bashkëpunimi ynë ekonomik është në trend rritës. Ne besojmë se lidhjet më të mira në transport do të rrisin bashkëpunimin ekonomik dhe do i bëjnë njerëzit më të afërt me njëri-tjetrin,”- u shpreh nga ana tjetër ministri Gordan Grlic-Radman.

olta xhacka gordan grlic-radman

Sondazh

Poll