Politike

“Ku i gjejnë lekët e fushatës?”/Meta i përgjigjet Alibeajt dhe Veliajt: Janë tmerruar!

Një përgjigje e pati dhe për deklaratat e Alibeajt, i cili u ka bërë thirrje demokratëve të mos votojnë kandidatët e Primareve, ndërsa i pyetur mbi vendimin për të mos vendosur në fletën e votimit emrin e tij si kryetar i koalicionit, ai tha se demokratët e njohin shumë mirë.

18 Prill 2023, 13:55 Nga k.m.
“Ku i gjejnë lekët e fushatës?”/Meta i
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kthyer njw pwrgjigje pwr financimin e fushatws elektorale të 14 majit. Në fjalën e tij, Meta i ftoi të gjithë që t’i dërgonin kërkesa me shkrim në zyrat e partisë dhe të merrnin përgjigjet e plota, ndërsa vetë pyetjet e rivalëve i sheh si simbol të pasigurisë së tyre për rezultatin e garës.

“Ka të drejtë Rama dhe Ramarucët që janë të tmerruar nga manifestimi në stadiumin kombëtar. Apo dje nga shpërthimi i jashtëzakonshëm i qytetarëve të Gramshit dhe do të jenë të detyruar që të përpiqen herë pas here që të shmangin thelbin e kësaj gare elektorale të 14 majit që bëhet për të shpëtuar bashkitë tona dhe qytetarët tanë”.

Një përgjigje e pati dhe për deklaratat e Alibeajt, i cili u ka bërë thirrje demokratëve të mos votojnë kandidatët e Primareve, ndërsa i pyetur mbi vendimin për të mos vendosur në fletën e votimit emrin e tij si kryetar i koalicionit, ai tha se demokratët e njohin shumë mirë.

"Demokratët e dinë shumë mirë, se nuk do kishin fituar aq lehtë në 2005 po mos të ishte krijuar LSI. PS bllokoi integrimin europian të vendit. Ai rotacion bëri që Berisha të firmoste në 2006 marrëveshje. Demokratët e dinë shumë mirë se nuk e ka lënë Ilir Meta PD pa këshilltarë. As mandatet e deputetëve. Përkundrazi qëndroi edhe i vetëm si president ndaj Edi Ramës. Demokratët e dinë shumë mirë se kush ishte ai palaço që nuk e regjistroi PD në KQZ. Nuk e dinte Edi Rama. Janë këta që i shërbejnë Edi Ramës,"-tha Meta.

Meta ftoi në debat të gjithë kandidatët që të përballen me të përzgjedhurit e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

ilir meta zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll