Bota

U etiketua si media e sponsorizuar nga qeveria, CBC pezullon aktivitetin në Twitter në shenjë proteste

Të dielën, disa nga postimet e transmetuesit publik u shfaqën të etiketuara "media e financuar nga fondet e qeverisë".

17 Prill 2023, 22:47 Nga I.A
U etiketua si media e sponsorizuar nga qeveria, CBC pezullon aktivitetin në
CBC

KANADA- Kryeministri kanadez Justin Trudeau akuzoi sot liderin konservator Pierre Poillievre se ka rekrutuar miliarderë amerikanë për të sulmuar transmetuesin publik të vendit, pasi ai i kërkoi pronarit të Twitter, Elon Musk që ta quante rrjetin kanadez CBC "të sponsorizuar nga qeveria". Vetë Poillievre tha përmes Twitter javën e kaluar se i shkroi Musk për t'i kërkuar që të markonte "si duhet" CBC ( Canadian Broadcasting Corporation). Të dielën, disa nga postimet e transmetuesit publik u shfaqën të etiketuara "media e financuar nga fondet e qeverisë".

Poillievre, i cili mori postin e kreut të partisë vitin e kaluar dhe po bën thirrje që CBC të mos financohet, e mirëpriti vendimin, duke shkruar në Twitter se tani njerëzit e dinë se është propagandë e Trudeau dhe jo media e pavarur.

CBC u përgjigj se nuk është një "medium i financuar nga qeveria", por se buxheti i saj miratohet nga parlamenti, në një votim që përfshin të gjithë deputetët. 

“Gazetaria jonë është e paanshme dhe e pavarur. Të nënkuptohet ndryshe është e pavërtetë. Prandaj ne po pezullojmë aktivitetet tona në Twitter”, thuhet në deklaratë.

Javën e kaluar, Radioja Publike Kombëtare e SHBA (NPR) gjithashtu njoftoi se nuk do të postonte më në 52 llogaritë e saj zyrtare në Twitter, në shenjë proteste ndaj përcaktimit dhe sugjeron se qeveria e SHBA po ndërhyn me përmbajtjen që transmeton.

justin trudeau cbc twitter

Sondazh

Poll