Aktualitet

U mor peng dhe u dhunua nga i dashuri, Manja: 28-vjeçares nuk i është bërë ekspertiza sepse s'ka dhënë urdhër Prokuroria e Tiranës

Gjithsesi, Manja tha se kjo gjë do të zgjidhet nesër.

17 Prill 2023, 22:42 Nga F.M
U mor peng dhe u dhunua nga i dashuri, Manja: 28-vjeçares nuk i
Ulsi Manja

TIRANË- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka pranuar se Instituti i Mjekësisë Ligjore nuk ka ndërmarrë asnjë veprim kundrejt 28-vjeçares që u mbajt peng një javë dhe u dhunua nga i dashuri i saj, Gleard Gusholli. Në një prononcim për “Opinion”, pasi avokati i itë resë denoncoi disa herë se vajzës nuk i ishte bërë ekspertiza, Manja tha se Instituti i Mjekësisë Ligjore i kryen veprimet me vendim të Prokurorisë së Tiranës dhe deri më tani nuk ka asnjë të tillë. Gjithsesi, Manja tha se kjo gjë do të zgjidhet nesër.

“Instituti i Mjekësisë-Ligjore për kryerjen e ekspertimit mjeko-ligjor vihet në lëvizje me vendim të Prokurorisë së Tiranës. Deri tani rezulton se ende nuk ka një vendim të tillë nga organi i Prokurorisë së Tiranës për Institutin e Mjekësisë-Ligjore. Por gjithsesi, të gjithë dëmtimet janë përshkruar në regjistrin e spitalit ku po trajtohet zonja dhe ekspertët e Mjekësisë-Ligjore përveç ekzaminimit fizik të dëmtimeve e japin vlerësimin e tyre mbi bazën edhe të kartelës. Por nisur nga kërkesa publike në emisionin Opinion, kam urdhëruar ekspertët e Institutit të Mjekësisë-Ligjore që nesër të koordinohen me Prokurorinë e Tiranës për kryerjen e ekspertimit me përparësi. Rasti po përcillet me vëmendje nga Instituti i Mjekësisë Ligjore deri në marrjen e vendimit nga ana e Prokurorisë për ekspertim”, thuhet në reagimin e ministrit Manja.

E reja që është shtetase gjermane u mbajt peng për një javë dhe u dhunua në mënyrë brutale nga i dashuri i saj, Gleard Gusholli, 31 vjeç. Dyshja janë njohur në Gjermani ku vajza është lindur e rritur dhe kishte nisur punë si infermiere. Gusholli është paraqitur si pacient në një spital gjerman dhe aty ka rënë në kontakt me 28-vjeçaren. Njohja është kthye në një lidhje dashurie, por i riu nisi të ushtronte dhunë. Dyshja u ndanë, por muaj më vonë e reja e fali dhe vendosi t’i jepte një mundësi të dytë. Të dy u kthyen në Shqipëri për të nisur jetën nga e para, por i riu rinisi dhunën. Për një javë rresht e dhunoi me karrige e sende të forta dhe e detyroi të konsumonte lëndë narkotike. Deri më tani, dyshohet se shkak për ngjarjen e rëndë u bë xhelozia. 31-vjeçari Gusholli ka thënë se dhunën e ka ushtruar pasi dyshonte se e reja e tradhtonte. Por, i riu e fajësonte se për shkakun e saj nuk shkelte dot në Gjermani, pasi dyshonte se kjo e fundit e kishte kallëzuar pas dhunës së ushtruar ndaj saj. Vajza shpëtoi pasi në momentin që Gusholli telefonoi kushërirën e tij, ajo bëritit dhe kërkoi ndihmë. Ishte kushërira dhe motra e 31-vjeçarit që e dërguan në spital. Tashmë ajo është marrë në mbrojtje nga policia./Dosja.al

ulsi manja gleard gusholli merret peng 28-vjecarja ne tirane

Sondazh

Poll