Aktualitet

Vrau biznesmenin italian, 49-vjeçari shqiptar dënohet me 12 vite burg, do paguajë dhe 260 mijë euro gjobë

Nga hetimet e autoriteteve italiane rezulton se shkak i kësaj ngjarje dyshohet se ka qenë shitja e një shtëpie.

17 Prill 2023, 20:56 Nga F.M
Vrau biznesmenin italian, 49-vjeçari shqiptar dënohet me 12 vite
Ilir Leba

ITALI- Ilir Leba, 49-vjeçari shqiptar është dënuar me 12 vite burg pasi është shpallur fajtor për vrasjen e biznesmenit italian, Tommaso Dini, ngjarje e ndodhur një vit më parë. Mediat italiane shkruajnë se Leba po ashtu do të duhet të paguajë edhe një shumë provizore prej rreth 260 mijë euro për familjarët e sipërmarrësit italian. Nga hetimet e autoriteteve italiane rezulton se shkak i kësaj ngjarje dyshohet se ka qenë shitja e një shtëpie.

Ngjarja ndodhi në Piazza Piave, në Scandiçi (Firence) më 27 mars 2022. Shqiptari u përlesh fizikisht fillimisht me italianin dhe më pas e qëlloi me thikë. 50-vjeçari u dërgua në spital, por nuk u mbijetoi plagëve të marra. Ndërsa 48-vjeçari shqiptar u vu në pranga.

ilir leba tommaso dini

Sondazh

Poll