Aktualitet

Dhuna brutale ndaj 28-vjeçares/ Avokati: Nuk është bërë ende akt ekspertiza! Nxitoni se po favorizoni dhunuesin, s’i keni bërë as analizën për lëndën narkotike

Ai tha se nëse kjo gjë vonohet akoma më shumë mund të çojë në lehtësimin e situatës së autorit.

17 Prill 2023, 17:08 Nga F.M
Dhuna brutale ndaj 28-vjeçares/ Avokati: Nuk është
Enea Cenko

TIRANË- Avokati i 28-vjeçares që u dhunua nga bashkëjetuesi i saj, Gleard Gusholli, Enea Cenko i ka bërë apel institucionit të mjekësisë ligjore që të bëjnë akt ekspertizën për dhunën e ushtruar ndaj të resë. I ftuar në studion e Syri TV me gazetaren Armela Ferko, Cenko tha se vajzës nuk i është bërë as analiza nëse ka konsumuar apo jo lëndë narkotike. Ai tha se nëse kjo gjë vonohet akoma më shumë mund të çojë në lehtësimin e situatës së autorit.

“Unë vazhdoj të bëj apel, është më urgjente kjo që unë po them, i bëj apel institucionit të mjekësosë ligjore që të shkojnë të kryejnë ekspertizën. Arsyen nuk e di. Ende nuk është kryer akti i ekspertimit qoftë për të vërtetuar se çfarë ka ndodhur dhe çfarë po ndodh me të renë e përfaqësuar nga unë. Ende nuk nuk i është bërë as analiza nëse ka konsumuar apo jo lëndë narkotike. Nuk i është bërë akoma ekspertiza mjekoligjore. Këtu nuk kemi të bëjmë me një plagosje të rëndë, por me një tentativë vrasjeje. Punonjësit e Ilyria Guardian që ishin tek spitali nuk na lejuan të futeshim. Unë u prezantova si avokati dhe nuk na lejuan, situata ishte intensive. Nuk po na lejonin të shkonim lart. Më është dashur të telefonoj drejtorin e Policisë së Tiranës, gjej rastin ta falenderoj Tonin Vocajn e më pas kemi hipur lart Bëj një apel puyblik, shkoni edhe njëherë, ka mjekë të gatshëm, besoj duhet të ketë. Urgjent shkoni në spitalin ushtarak sa nuk është vonë, duhet në mënyrë urgjente,”- tha avokati Cenko.

E reja që është shtetase gjermane u mbajt peng për një javë dhe u dhunua në mënyrë brutale nga i dashuri i saj, Gleard Gusholli, 31 vjeç. Dyshja janë njohur në Gjermani ku vajza është lindur e rritur dhe kishte nisur punë si infermiere. Gusholli është paraqitur si pacient në një spital gjerman dhe aty ka rënë në kontakt me 28-vjeçaren. Njohja është kthye në një lidhje dashurie, por i riu nisi të ushtronte dhunë. Dyshja u ndanë, por muaj më vonë e reja e fali dhe vendosi t’i jepte një mundësi të dytë. Të dy u kthyen në Shqipëri për të nisur jetën nga e para, por më 1 prill i riu rinisi dhunën. Për një javë rresht e dhunoi me karrige e sende të forta dhe e detyroi të konsumonte lëndë narkotike. Deri më tani, dyshohet se shkak për ngjarjen e rëndë u bë xhelozia. 31-vjeçari Gusholli ka thënë se dhunën e ka ushtruar pasi dyshonte se e reja e tradhtonte. Por, i riu e fajësonte se për shkakun e saj nuk shkelte dot në Gjermani, pasi dyshonte se kjo e fundit e kishte kallëzuar pas dhunës së ushtruar ndaj saj. Vajza shpëtoi pasi në momentin që Gusholli telefonoi kushërirën e tij, ajo bëritit dhe kërkoi ndihmë. Ishte kushërira dhe motra e 31-vjeçarit që e dërguan në spital. Tashmë ajo është marrë në mbrojtje nga policia./Dosja.al

enea cenko merret peng 28-vjecarja ne tirane

Sondazh

Poll