Aktualitet

Avokati i Cllevios del LIVE në Tik Tok: Xhelozia është e keqe! Noizy ka inat se ai paguhet më shumë kur këndon në lokale, por ka vetëm një të keqe…që shan

Duke qeshur, avokati thotë se Cllevio ka një të keqe, që ofendon nëpër video.

16 Prill 2023, 21:52 Nga F.M
Avokati i Cllevios del LIVE në Tik Tok: Xhelozia është e keqe!
Ndue Pjetra

TIRANË- Avokati Ndue Pjetri ka zgjedhur që ta mbrojë në Tik Tok klientin e tij Kleviol Ahmeti, të njohur si Cllevio Serbiano, i cili u arrestua sot pasi akuzohet se ka përndjekur rivalin e tij në muzikë, Rigels Rajku që njihet si Noizy. Në një dalje të drejtpërdrejtë në Tik Tok bashkë me disa miq të Cllevios, Pjetri thotë se konflikti mes tyre ka nisur për shkak të xhelozisë. Ai thotë se Noizy ka nisur ta ketë inat klientin e tij, pasi Cllevio merr më shumë para se Noizy në koncerte. Duke qeshur, avokati thotë se Cllevio ka një të keqe, që ofendon nëpër video.

“Ka rezultuar që të gjitha lokalet kërkojnë Cllevion. Nëse paralelisht do të ishin duke kënduar Noizy dhe Cllevio, të gjithë do të shkonin të dëgjonin Cllevion. Nëse Noizyn e marrin me 10-12 apo 13 mijë euro, Cllevion e marrin me mbi 15 mijë euro. Këtu ka nisur xhelozia në biznes. Të gjithë duhet të shohin se ccfarë bëhet në Shqipëri, për inat të njëri-tjetrit. Cllevio ka një të keqe që shan. Xhelozia në dashuri është e keqe,”- thotë avokati dhe qesh.

Videoja është regjistruar nga ndjekës në Tik Tok dhe është hedhur në Youtube:

37-vjeçari u vu në pranga në Rinas, sapo erdhi nga Italia. I riu, banues në Lushnje, akuzohet për veprën penale ‘Përndjekja’. Ai u kallëzua nga Noizy dhe babai i këtij të fundit, Bashkim Rajku, të cilët deklaruan para bluve se janë ndjerë të kërcënuar e frikësuar pas videove që Ahmeti ka publikuar në Tik Tok, ku bën deklarata kundrejt reperit.

kleviol ahmeti rigels rajku

Sondazh

Poll