VD/ Motra mban peng vëllain: Më jep para që të bëj certifikatën e shtëpisë sime!
Sadetja TIRANË- Iliri është djali më i vogël mes 8 fëmijëve i cili është kujdesur për prindëri...
Ajo shtoi se në raport është konstatuar se vinte erë tek pulat e ngrira, por thekson se në një ushqim të ngrirë nuk ka se si të konstatohet aroma.
TIRANË- Drejtoresha e Qendrës së Personave me Aftësi të Kufizuar në Vlorë, Lida Grabova ka mohuar se ka shërbyer ushqim të skaduar për fëmijët që strehoheshin në këtë institucion. Në një prononcim për EuroNews Albania, Grabova tha se raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit nuk është i saktë. Ajo shtoi se në raport është konstatuar se vinte erë tek pulat e ngrira, por thekson se në një ushqim të ngrirë nuk ka se si të konstatohet aroma. Drejtoresha pranon që djathin nuk e ka futur në frigorifer, por shton se kjo gjë nuk përbën shkelje.
Deklarata e Grabovës:
Unë do t’ju them të gjitha gjërat ashtu siç janë në të vërtetë, jo siç thuhet në raport. Po të them që nuk ka ushqim të skaduar. Ngul këmbë dhe mund të vijë kush të dojë, unë kam pasur këtu edhe AKU-në, edhe prokurorinë dhe të gjitha dhe kanë parë që ushqimet nuk janë të skaduara. Thotë që vjen era e keqe dhe ajo zonja erën e keqe në një pulë të ngrirë nuk ka sesi ta evidentojë, thotë që është e skaduar kur unë kam gjithë raportet dhe certifikatat që lëshohen për ushqimet. Kam certifikatat e çdo ushqimi shtazor dhe çdo ushqimi që përpunohet në qendër, jo të datave të mëvonshme apo të mëparshme, por të atyre datave. Pulat kanë qenë të ngrira në frigorifer me mbështjelljen e tyre origjinale. Ata të KLSH-së kanë hapur mbështjelljen dhe kanë fotografuar dhe kanë thënë që pse nuk janë pulat të futura në qese një e nga një që unë po t’i shkrija ato pula edhe t’i fusja në qese nga një dhe t’i ngrija, është në kundërshtim me mbajtjen e ushqimeve në frigorifer. Gjithashtu, ka qenë djathi në shëllirë dhe ka qenë i vendosur në kuti plastike, gjë e cila nuk përbën shkelje pse nuk ka qenë në frigorifer. I thamë asaj zonjës hajde të marrësh ata të AKU-së të bëjnë analizat e pulave dhe të gjërave dhe më tha nuk ka nevojë ta marr se nuk do ta shkruaj dhe pastaj e shkroi dhe unë nuk pata mundësi të merrja AKU-në të më bënte analizat ushqimore, ndërkohë që unë në qendër kam periodikisht, përveç vitit 2020 që ishte pandemi, unë kam inspektimet e AKU-së. Mund të vini në qendër dhe t’i shikoni vetë pa mua këto gjëra.
KLSH raportoi pak ditë më parë se si në heshtje, po përgatitej tjetërsimi i pronës ku strehohen fëmijët me aftësi të kufizuara. Fëmijët do të largoheshin nga ky kënd që ishte planifikuar të kthehej në një kompleks me pallate. Por, shkeljet nuk përfundojnë me kaq! Nga raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit dolën në dritë një sërë problematikash në Qendrën e Personave me Aftësi të Kufizuar, duke nisur që nga abuzimet e firmës që kishte kryer punimet dhe deri te problemet me ushqimin për fëmijët me aftësi të kufizuar. Ata ushqeheshin me produkte të skaduara. Prokuroria ka nisur hetimet.
Sadetja TIRANË- Iliri është djali më i vogël mes 8 fëmijëve i cili është kujdesur për prindëri...
Ksamil BRITANI E MADHE- Një destinacion i lirë dhe i bukur pushimesh, kështu përshkruhet Shqipëria nga mediat britanike, një ...
Përplasje TIRANË- Familjet që pretendojnë pronësinë e godinës 3 katëshe në rrugën "Margarita Tutulani" n&...
Seit Manahasa ELBASAN- Prokuroria e Elbasanit ka mbyllur hetimet për Seit dhe Kreshnik Manahasa dhe kë kërkuar 15 e 10 vite burg përkat...
Ambulanca greke GREQI- Një 8-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur në Greqi, gjatë festimeve të Pashkëve. Mediat greke shkru...
Ervini BRITANI E MADHE- Kërcënimet e Rishi Sunak për ndalimin e gomoneve ka bërë që të rinjtë shqiptarë të...
Antonio Tahiri (lart), një banor dhe pamje nga vendi ku ndodhi plagosja ITALI- “Shqiptarët e m...”, këto kanë qenë fja...
Karabinierët ITALI- Një nënoficer i Forcave Ajrore në Itali është kërcënuar pasi banesa e tij është sulmu...
Shi në Tiranë TIRANË- Gjatë gjithë javës që po vjen Shqipëria do të jetë nën sundimin e një mot...
Mullet TIRANË- 11 drejtues mjetesh janë shoqëruar në polici dhe janë gjobitur nga autoritetet pasi kishin organizuar gara shpejt&e...