Bota

Shakaja pa kripë! Shqiptari terrorizon tre gjermanë me automatik lodër, largohet duke qeshur, por përfundon në pranga

Teksa i ndiqte, u kërkoi që të shtriheshin në dysheme.

13 Prill 2023, 22:13 Nga k.m.
Shakaja pa kripë! Shqiptari terrorizon tre gjermanë me automatik
Foto ilustruese

GJERMANI- Një i ri shqiptar është arrestuar nga policia gjermane pas një shakaje të hidhur. Sipas mediave gjermane, në Düsseldorf, një 28-vjeçar shqiptar, i paidentifikuar me emër, ndoqi një grup prej tre personash me atë që dukej të ishte një automatik pranë stacionit kryesor të trenit. Teksa i ndiqte, u kërkoi që të shtriheshin në dysheme.

Një 32-vjeçar nga grupi e plotësoi kërkesën dhe u shtri në dysheme. Shqiptari, më pas i drejtoi automatikun burrit dhe më pas u largua duke qeshur me zë të lartë, ndërkohë, dëshmitarët e tjerë thirrën 911. Policia e arrestoi shqiptarin, shumë pranë vendit të ngjarjes. 

Pas arrestimit, rezultoi se personi ishte një shqiptar, i cili qëndronte në Gjermani pa leje. Për këtë arsye dhe kërcënim ndaj 28-vjeçarit ka nisur procedimi penal. 

gjermani arrestohet shqiptari ne gjermani

Sondazh

Poll