Editorial

Venecia nuk gjen shkelje Kushtetuese, bie shkarkimi po edhe premtimi i Metës

28 Shtator 2019, 09:47 Nga DOSJA
Venecia nuk gjen shkelje Kushtetuese, bie shkarkimi po edhe premtimi i

Komisioni i Venecias, i ftuar nga maxhoranca për të gjykuar shkeljen e Kushtetutës nga Presidenti, e ka rrëzuar Komisionin e Posaçëm të Ulsi Manjës dhe nismën parlamentare për shkarkimin e Presidentit.

Ndërsa konstaton se dekretet e Metës për shtyrjen e datës së zgjedhjeve dhe caktimin e 13 tetorit ishin të pambështetura në Kushtetutë, konkluzioni ishte se nuk ka shkelje të rënë të Kushtetutës dhe nuk mund të ketë shkarkim.

Tejkalimi i kompetencave, nuk është një shkelje që përcaktohet në Kushtetutë.

Vetë Kushtetuta kur flet për shkarkimin e Presidentit, sqaron se kjo bëhet kur ka një shkelje të rëndë të Dokumentit Themeltar të Shtetit.

Që të quhet “shkelje e Kushtetutës”, minimalisht duhet të përcaktohet neni konkret, që literalisht është në kundërshtim me Dekretin e Presidentit. Konkretisht, vetëm nëse do të kishte një nen që e ndalonte numrin 1 të Shtetit të shtynte zgjedhjet, apo të shpallë një datë të re, atëherë do të kishim shkelje të Kushtetutës.

Duke mos e patur këtë, Rama dhe servilët e tij, interpretojnë nene të Kushtetutës, që mund të kenë 2 ose më shumë kuptime, nëse shihen si të veçuar.

Për shembull, nëse themi se Meta ka shkelur Kushtetutën se u hoqi të drejtën për të zgjedhur një pjese të qytetarëve, ashtu siç pretendon maxhoranca, ky argument është fare i pabesueshëm.

E para sepse qytetarët që votuan, sipas KQZ, ishin jo më shumë se 23 për qind dhe mbajtja e zgjedhje në 30 qershor, mund të quhet antikushtetuese, pasi u hoqi të drejtën e zgjedhjes 77 për qind të qytetarëve. Në këtë interpretim, dekreti ishte në favor të shumicës dërrmuese.

E dyta nuk ka veprim. Në 30 qershor u votua dhe ata që dëshironin e ushtruan vullnetin e trye, siç ua garanton Kushtetuta.

Pra kjo akuzë, që është e vetmja që e mban në këmbë komisionin e Ulsiut me “opozitarët e mavriut”, është e rrëzuar.

Presidenti nuk ka shkelur asnjë nen të Kushtetutës dhe, siç konstaton Venecia, ka bërë vetëm një shklelje që nuk është e parashikuar në Kushtetutë, as për presidentin, as për subjektet e tjera kushtetuese, si deputetet, ministrat, gjyqtarët etj. Tejkalimi i kompetencave është shkelje ligjore, jo Kushtetuese. Premtimi që ka bërë Ilir Meta tek Syri.net, nuk vlen në këtë rast.

Nëse ky është i gjithë konkluzioni i Venecias dhe nëse kjo është shkelja e vetme që ata kanë gjetur për Presidentin, Meta nuk mund të largohet nga detyra, as për shkak të Parlamentit, as për shkak të premtimit.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial dekreti i metës për zgjedhjet ilir meta ps shkarkon metën raporti i venecias per shkarkimin e metes dekreti i metës për zgjedhjet ilir meta ps shkarkon metën raporti i venecias per shkarkimin e metes

Sondazh

Poll

Editorial 26 Shtator 2019, 15:36

Populistët e mallkuar

Çfarë dite! Mëngjesin e ditës së martë, Gjykata e Lartë në Britani mori një vendim ndaj kryeministrit Boris Johnson, gjë që në kohë normale do të ishte q...

Editorial 20 Shtator 2019, 18:08

Qysh me iu besu?

Beso. Bashkë për shtetin. 100 % Kosovë. Erdhi dita. Ndërtojmë të ardhmen për ty dhe shtetin. Slogane që tingëllojnë bukur, por që prapa fshehin mosbesim e pesim...

Editorial 11 Shtator 2019, 07:51

Tri lexime të John Boltonit

Dje presidenti amerikan Donald Trump shkarkoi këshilltarin e vet John Bolton duke thënë se s’është pajtuar me shumë prej sugjerimeve të tij.Rreth një vit më par...

Editorial 8 Shtator 2019, 07:16

Lajme të mira para 6 tetorit

1.Zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë kanë prodhuar lajm të mirë ende pa u mbajtur ato. Në fakt, kanë prodhuar disa sosh që mund të futen në një fjali të zgjatur dh...