Editorial

Vendimi i Bundestagut, zgjidhja ‘kirurgjikale’ për krizën në Shqipëri

27 Shtator 2019, 09:15 Nga DOSJA
Vendimi i Bundestagut, zgjidhja ‘kirurgjikale’ për krizën

Rituali i përvitshëm i sherrit, dështoi edhe këtë herë të shpjegonte për publikun të vërtetën e vendimit të Bundestagut. Vendimi i djeshëm i Parlamentit gjerman ishte pro hapjes së negociatave dhe ndryshon nga qershori i 2018.

Atëherë u lanë 5 kushte për t’u plotësuar përpara se të konfirmohej hapja në qershor 2019. Ndërsa këtë vit u konfirmua hapja e negociatave dhe kushtet u lanë për tu zbatuar gjatë rrugës, me afate të përcaktuara qartë.

Në shkurt ose në mars, kur të bëhet ceremonia e hapjes së negociatave, për Maqedoninë, Shqipëria mund të mungojë nëse nuk ka formuar Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë dhe nëse nuk ka bërë Reformën Zgjedhore me konsensusin e opozitës.

Mund të ndodhë që Franca, Holanda apo Greqia të kenë qëndrim më negativ ndaj Shqipërisë, ta bllokojnë hapjen, por nëse Këshilli Europian adopton atë që u vendos mbrëmë, negociatat quhen të hapura.

Shqipëria do të ecë me Maqedoninë si në një maratonë me dy pista.

Një pistë, pa pengesa ku vrapon Maqedonia dhe tjetra me 9 pengesa kur vrapon Shqipëria. Mund të ndodhë që të rrëzohemi që në pengesat e para, mund të ndodhë që t’i kalojmë, por e sigurtë është që, me këtë vendim, Gjermania tregoi se, jo vetëm e njeh situatën e brendshme të Shqipërisë më mirë se kushdo, por edhe se ka kthjellësinë për të marrë vendimin e duhur.

Ky vendim, jo vetëm që nuk na nxjerr nga gara për të humbur edhe një vit, por na nxit që të ecim shpejt duke përfshirë kërkesat e opozitës si detyrime të qeverisë, por edhe përgjegjësitë e të dyja palëve.

Në shkurt të 2020 “kriza e rëndë politike” që konstatojnë deputetët gjermanë, duhet t’i ketë lënë vendin një marrëveshjeje për Reformën Zgjedhore dhe Gjykata Kushtetuese e krijuar, duhet të ketë marrë një vendim për zgjedhjet lokale. Brenda 2 kushteve të para, është fshehur detyrimi për marrëveshjen mes palëve.

Reforma Zgjedhore konsensuale nuk mund të bëhet pa një marrëveshje me opozitën, ndërkohë që opozita i ka paraqitur kërkesat e saj për zgjedhje të parakohshme të përgjithshme dhe lokale të organizuara nga një qeveri tranzitore, pa Ramën Kryeministër.

Maxhoranca është e detyruar të përdorë të gjitha mjetet që ta ulë opozitën në tryezën e reformës, duke patur përgjegjësinë kryesore për situatën në vend dhe për integrimin. Pra, me vendimin e Bundestagut, duhet një marrëveshje shumë shpejt mes palëve, që të arrrijnë ta përfundojnë reformën zgjedhore në shkurt. Kjo është mënyra më e mirë për të bërë presion mbi palët, një mënyrë që i detyron ato të merren vesh ose të dalin përgjegjëse përpara shqiptarëve, për bllokimin e Shqipërisë.

Në fazën e dytë, ku do do të kontrollohen 7 kushtet për të hapur kapitujt që vijnë pas hapjes së negociatave, një nga kushtet më të rëndësishme është që të jenë dënuar ata që kanë bërë krimet zgjedhore.

Kjo do të thotë që institucionet e drejtësisë së re të kenë përfunduar, në mënyrë që të garantojnë një gjykim të pavarur të të gjithë atyre që janë përfshirë në blerjen e votës në 2016 dhe 2017.

Vendimi i Bundestagut është i paprecedentë për nga analiza e detajuar që i është bërë situatës në Shqipëri dhe zgjidhjes kirurgjikale që ofron. Ai i heq çdo alibi maxhorancës, i jep përgjegjësinë që i takon opozitës dhe e shënjestron përpara publikut si përgjegjëse gjithë klasën politike.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial analiza nga enton abilekaj enton abilekaj negociatat e shqiperise vendimi i bundestagut per shqiperine analiza nga enton abilekaj enton abilekaj negociatat e shqiperise vendimi i bundestagut per shqiperine

Sondazh

Poll

Editorial 26 Shtator 2019, 15:36

Populistët e mallkuar

Çfarë dite! Mëngjesin e ditës së martë, Gjykata e Lartë në Britani mori një vendim ndaj kryeministrit Boris Johnson, gjë që në kohë normale do të ishte q...

Editorial 20 Shtator 2019, 18:08

Qysh me iu besu?

Beso. Bashkë për shtetin. 100 % Kosovë. Erdhi dita. Ndërtojmë të ardhmen për ty dhe shtetin. Slogane që tingëllojnë bukur, por që prapa fshehin mosbesim e pesim...

Editorial 11 Shtator 2019, 07:51

Tri lexime të John Boltonit

Dje presidenti amerikan Donald Trump shkarkoi këshilltarin e vet John Bolton duke thënë se s’është pajtuar me shumë prej sugjerimeve të tij.Rreth një vit më par...

Editorial 8 Shtator 2019, 07:16

Lajme të mira para 6 tetorit

1.Zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë kanë prodhuar lajm të mirë ende pa u mbajtur ato. Në fakt, kanë prodhuar disa sosh që mund të futen në një fjali të zgjatur dh...

Editorial 31 Gusht 2019, 12:04

Franca po zhytet ngadalë në kaos

FRANCË- Në muajin qershor, Parlamenti francez ka miratuar një ligj tjetër, duke nënshkruar ashpër këdo që thotë apo shkruan diçka që mund të përmbaj...

Editorial 30 Gusht 2019, 15:12

Ku po gabon Ditmir Bushati

TIRANË- Ditmir Bushati ka nisur një betejë të pabarabartë me Edi Ramën. Është i vetëm përballë një organizmi sektar, është parimor përballë një grupi ...