Bota

25 vjetori i Marrëveshjes/ Joe Biden sot në Irlandën e Veriut, pritet nga Rishi Sunak

Presidenti i SHBA-së do të pritet nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak dhe pritet të zhvillojnë një takim zyrtar ku do të jetë në qendër të vëmendjes përkujtimi i Marrëveshjes së të  Premtes së Mirë në Universitetin Ulster.

11 Prill 2023, 08:59 Nga f.i
25 vjetori i Marrëveshjes/ Joe Biden sot në Irlandën e Veriut,
Joe Biden

SHBA- Presidenti i SHBA Joe Biden do të vizitojë sot Irlandën e Veriut në 25 vjetorin e Marrëveshjes së së Premtes së Mirë. Mediat e huaja raportojnë se udhëtimi i Biden do të nënvizojë angazhimin e Shteteve të Bashkuara për paqe dhe prosperitet.  

Presidenti i SHBA-së do të pritet nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak, me të cilin do të zhvillojnë një takim zyrtar ku do të jetë në qendër të vëmendjes përkujtimi i Marrëveshjes së të  Premtes së Mirë në Universitetin Ulster.

Përpara udhëtimit të tij, ai shkroi në Twitter: “25 vjet më parë, liderët e Irlandës së Veriut zgjodhën paqen. Marrëveshja e Belfast-it/Premtes së Mirë i dha fund dhunës së dekadave dhe solli stabilitet. Mezi pres të shënoj përvjetorin në Belfast, duke nënvizuar angazhimin e SHBA për ruajtjen e paqes dhe inkurajimin e prosperitetit."

Presidenti i SHBA pritet gjithashtu të takohet me përfaqësues nga të pesë partitë kryesore politike të Irlandës së Veriut.

joe biden vizite ne irlande

Sondazh

Poll