Politike

Mbjellja e pemëve për fushatë/ Spahia merr letër nga Rama: I dashur, prano donacionin e Partisë Socialiste dhe na vër në dispozicion një kontakt pune

Letra që mban firmën e kryesocialistit kërkon që të gjithë kryebashkiakët përfshirë dhe Spahiu të caktojnë zonat ku do të mbillen pemë me gjysmën e buxhetit elektoral të PS-së.  

8 Prill 2023, 16:15 Nga F.M
Mbjellja e pemëve për fushatë/ Spahia merr letër nga Rama: I
Edi Rama dhe Bardh Spahia

TIRANË- Kryebashkiakut të Shkodrës Bardh Spahia ka marrë sot një letër nga kryeministri Edi Rama. Edhe pse i dalë ngë radhët e demokratëve, Bardhi është përfshirë në fushatën e nisur nga Partia Socialiste prag zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Letra që mban firmën e kryesocialistit kërkon që të gjithë kryebashkiakët përfshirë dhe Spahiu të caktojnë zonat ku do të mbillen pemë me gjysmën e buxhetit elektoral të PS-së.  

“I dashur Bardh, Partia Socialiste ka vendosur që një pjesë të buxhetit të saj elektoral, ta shpenzojë jo për materiale propagandistike për fushatën e 14 majit, por për t’i dhuruar pemë bashkive të vendit tonë, duke ulur kështu sadopak ndotjen e fushatës zgjedhore dhe duke lënë pas për komunitetet sadopak oksigjen më shumë. Duke shpresuar që do e pranoni donacionin e  Partisë Socialiste, ju lutem të na vini në dispozicion një kontakt pune. Ju faleminderit paraprakisht, Edi Rama,”- ka shkruar Rama.

Këtë vit, kreu i qeverisë është shprehur se do të shpenzojë vetëm gjysmën e parave të fushatës elektorale, ndërsa me pjesën tjetër do të mbillen pemë në të gjitha bashkitë e vendit.

bardh spahia edi rama

Sondazh

Poll