Bota

Po transportonte 52 nxënës, përfshihet nga flakët autobusi në Selank

Sipas informacioneve të para nga zjarrfikësja, zjarri ka nisur nga pjesa e pasme e autobusit.

9 Prill 2023, 15:29 Nga a.l
Po transportonte 52 nxënës, përfshihet nga flakët autobusi
Merr flakë autobusi në Selanik

GREQI- Një autobus që transportonte 52 nxënës nga Selaniku, u përfshi nga flakët pasditen e kësaj të diele. Mediat greke raportojnë se zjarri në autobusin e udhëtimit shkollor ka rënë pak pasi u nis nga Egnatia për në Mecovë.

Sipas informacioneve të para nga zjarrfikësja, zjarri ka nisur nga pjesa e pasme e autobusit. Drejtuesi i mjetit ka ndaluar menjëherë mjetin dhe ka njoftuar zjarrfikësin.

Nxënësit kanë zbritur shëndoshë e mirë nga autobusi, ndërsa zjarrfikësja nga Metsova ka tentuar të shuajë zjarrin. Për momentin studentët nga Selaniku janë të sigurt në Mecovë.

merr flake mjeti ne greqi

Sondazh

Poll