Bota

Abazoviç: Milatoviç të anulojë vendimin e Gjukanoviç për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme

Në një intervistë për mediat Abazoviç gjithashtu ka thënë se Milatoviç duhet të zhvillojë një takim me të gjithë aktorët politikë dhe së bashku të caktojnë datën e re të zgjedhjeve.

9 Prill 2023, 08:23 Nga I.A
Abazoviç: Milatoviç të anulojë vendimin e
Dritan Abazoviç

MALI I ZI- Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç deklaroi se presidenti i sapozgjedhur Jakov Milatoviç duhet të anulojë vendimin e presidentit aktual Milo Gjukanoviç për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Në një intervistë për mediat Abazoviç gjithashtu ka thënë se Milatoviç duhet të zhvillojë një takim me të gjithë aktorët politikë dhe së bashku të caktojnë datën e re të zgjedhjeve.

“Mund të jetë në fund të qershorit. Çështja, është se presidenti legjitim dhe deputetët legjitimë mund të përcaktojnë datën e zgjedhjeve. Nuk mendoj se është mirë që Gjukanoviç të shkarkojë deputetë kështu, është e papranueshme”, tha Abazoviç.

Kuvendi i Malit të Zi ka votuar me 50 vota PRO që Qeveria e drejtuar nga kryeministri Dritan Abazoviç të bjerë. Për shkak të një marrëveshje që bëri me Kishën serbe, kryeministri shqiptar i Malit të Zi u përballë me mocion shkarkimi në Kuvend, i cili rezultoi në shkarkimin e tij.

jakov milatoviç dritan abazoviç milo gjukanoviç

Sondazh

Poll