Art&Argëtim

Pas 6 vitesh bashkë, Taylor Swift dhe Joe Alwyn i japin fund lidhjes së tyre

Këngëtarja dhe aktori vendosën, që bashkërisht t'i japin fund lidhjes dhe të shkojnë në rrugë të ndara.

9 Prill 2023, 09:20 Nga I.A
Pas 6 vitesh bashkë, Taylor Swift dhe Joe Alwyn i japin fund lidhjes
Joe Alwyn dhe Taylor Swift

SHBA- Taylor Swift dhe aktori Joe Alwyn u ndanë pas rreth gjashtë vitesh lidhje. Këngëtarja dhe aktori vendosën, që bashkërisht t'i japin fund lidhjes dhe të shkojnë në rrugë të ndara. Sipas një burimi ata prej disa javësh janë ndarë dhe nuk mbajnë mëri ndaj njëri-tjetrit.

“Nuk ishte një ndarje dramatike. Marrëdhënia e tyre thjesht u konsumua ”, thotë një person nga rrethi i tyre i ngushtë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Break Line Magazine (@thebreakline)

Deri më tani, asnjëri prej tyre nuk ka bërë asnjë koment për jetën e tyre personale. Mirëpo, këngëtarja 33-vjeçare aktualisht është në mesin e turneut të saj ‘Eras’ Tour’. Aktori nuk ka qenë as në asnjë paraqitje të koncertit të saj për ta mbështetur, siç ka bërë gjithmonë.

taylor swift joe alwyn

Sondazh

Poll