Art&Argëtim

Momente paniku për Xhesika Berberin/ Banesa ku jeton sulmohet me armë, modelja fshihet në dollap

Në imazhet e publikuara modelja e frikësuar ndodhet në dollapin e rrobave ku thotë se ishte fshehur, pasi deri në ato momente që fliste agresori ndodhej akoma në ndërtesë. Më pas, Xhesika qetësoi fansat duke shkruar se tani është e sigurt dhe se policia e kishte nxjerrë nga ndërtesa.

8 Prill 2023, 11:29 Nga f.i
Momente paniku për Xhesika Berberin/ Banesa ku jeton sulmohet me armë,
Xhesika Berberi

SHBA- Modelja Xhesika Berberi përmes një videoje të publikuar në 'Instagram' ka treguar se dikush ka sulmuar me armë ndërtesën ku ajo jeton. Modeles shqiptare e cila prej kohësh jeton në New York, SHBA ka ndarë me fansat momentet kur gjatë sulmit ajo gjendej në shtëpi, duke gjetur mënyrën si të fshihej nga sulmuesi.

Në imazhet e publikuara modelja e frikësuar ndodhet në dollapin e rrobave ku thotë se ishte fshehur, pasi deri në ato momente që fliste agresori ndodhej akoma në ndërtesë. Më pas, Xhesika qetësoi fansat duke shkruar se tani është e sigurt dhe se policia e kishte nxjerrë nga ndërtesa.

Në fund modelja falenderoi të gjithë fansat që u shqetësuan për të.

Momente paniku për Xhesika Berberin/ Banesa ku jeton sulmohet me armë,

 

xhesika berberi

Sondazh

Poll