Bota

Sulmohet shtëpia e nënës së Beyonce, helikopteri bie në gjurmët e autorit

Ai ishte një person me çrregullime të shëndetit mendor dhe po kurohej.

8 Prill 2023, 18:37 Nga F.M
Sulmohet shtëpia e nënës së Beyonce, helikopteri bie në
Tina Knowles

SHBA- Tina Knowles, nëna e Beyonce ka patur një vizitor të padëshiruar në shtëpinë e saj në Los Angeles javën e kaluar. 69-vjeçarja, thirri policinë pasi dëgjoi zhurma të çuditshme në pjesën e përparme të pronës së saj. Aty ndodhej një burrë që po hidhte gurë në drejtim të kutisë së saj postare.

Dizajnerja e modës e ndan shtëpinë me bashkëshortin e saj Richard Laëson, 76 vjeç. Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari është larguar pasi zyrtarët kanë mbërritur në vendngjarje. 

Megjithatë, një helikopter arriti ta ndiqte dhe personi në fjalë u vu në pranga dhe u dërgua në burg. Ai ishte një person me çrregullime të shëndetit mendor dhe po kurohej.

Tina dhe bashkëshorti i saj nuk pranuan të ngrinin akuza ose të bënin një kallëzim. Beyoncé dhe familja e saj po përgatiten për turneun e saj të ri, i cili do të fillojë në Stokholm më 10 maj. Ylli i Halo do të udhëtojë nëpër Evropë deri në fund të qershorit, më pas do të shkojë në Amerikën e Veriut, duke performuar deri në fund të shtatorit. 

tina knowles beyonce

Sondazh

Poll