Bota

Grupin ekstremist dhe fyerje e Lukashenkos, lideri i opozitës bjelloruse dënohet me 17 vjet burg dhe gjobë 14 mijë dollarë

Valery Tsepkalo, u gjobit gjithashtu me rreth 14,000 dollarë dhe u ndalua nga mbajtja e posteve publike për pesë vjet pas një gjyqi me dyer të mbyllura që rezultoi në dënimin e tij.

7 Prill 2023, 22:14 Nga I.A
Grupin ekstremist dhe fyerje e Lukashenkos, lideri i opozitës bjelloruse
Valery Tsepkalo

BJELLORUSI- Një ish-aleat i Aleksandër Lukashenkos është dënuar në mungesë me akuzat që përfshinin formimin e një grupi ekstremist dhe diskreditimin e Bjellorusisë. Valery Tsepkalo, u gjobit gjithashtu me rreth 14,000 dollarë dhe u ndalua nga mbajtja e posteve publike për pesë vjet pas një gjyqi me dyer të mbyllura që rezultoi në dënimin e tij.

Akuza të tjera përfshinin lëshimin e thirrjeve për marrjen e pushtetit, shpifjen dhe fyerjen e presidentit të vendit. Ai iku në Rusi në vitin 2020 pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ndaloi atë dhe tetë kandidatë të tjerë të sfidonin Lukashenkon në zgjedhjet presidenciale të atij viti. Më vonë ai u transferua në Ukrainë, Letoni dhe Greqi.

Sipas qendrës bjelloruse të të drejtave të njeriut Viasna, Tsepkalo nuk mundi të mbrohej në gjykatë apo të njihej me detajet e çështjes kundër tij, sepse nuk kishte kontakte me avokatin shtetëror. Gruaja e tij vazhdoi të mbështesë kandidaturën e Sviatlana Tsikhanouskaya, e cila vendosi të kandidojë kundër Lukashenkos në vend të bashkëshortit të saj të burgosur.

valery tsepkalo aleksandër lukashenkos

Sondazh

Poll