Aktualitet

Ç'po ndodh mes të rinjve në kryeqytet? Dy sherre brenda 24 orëve, Policia nis ndëshkimet ndaj tyre, 2 në kërkim

Identitetet e tyre ende nuk bëhen të ditur.

8 Prill 2023, 10:02 Nga A.B
Ç'po ndodh mes të rinjve në kryeqytet? Dy sherre brenda 24
Policia

TIRANË- Brenda 24 orëve, disa të rinj janë përfshirë në konflikte me njëri-tjetrin. Kështu, Policia bën të ditur se janë duke u hetuar në gjendje të lirë personat me inicialet: A. P., 28 vjeç, dhe H. P., 19 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi për motive të dobëta janë konfliktuar dhe kanë goditur njëri-tjetrin me mjete prerëse.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë referuar materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit A. P., 28 vjeç, dhe H. P., 19 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi për motive të dobëta janë konfliktuar dhe kanë goditur njëri-tjetrin me mjete prerëse"

Po ashtu, një tjetër konflikt me pasojë lëndimin e një personi ka ndodhur mes të rinjve. Forcat blu bëjnë të ditur se kanë shpallur në kërkim personat: D. D., 21 vjeç, dhe të një të mituri 17 vjeç, pasi në rrugën “Riza Cuka”, për motive të dobëta janë konfliktuar me një 17-vjeçar.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit D. D., 21 vjeç, dhe të një të mituri 17 vjeç, pasi në rrugën “Riza Cuka”, për motive të dobëta janë konfliktuar me një 17-vjeçar"

Identitetet e tyre ende nuk bëhen të ditur./Dosja.al

sherr ne tirane tirane

Sondazh

Poll