Bota

Gjendje e jashtëzakonshme/ Stuhia e akullit në Kanada, 2 viktima, mbi 1 milion banorë pa energji (PAMJET)

Erërat e forta shkulën pemët, ndërsa ngrica shkaktoi dëme të konsiderueshme në rrjetin elektrik në dy provincat më të populluara të vendit.

7 Prill 2023, 07:42 Nga A.B
Gjendje e jashtëzakonshme/ Stuhia e akullit në Kanada, 2 viktima, mbi
Stuhia

KANADA- Dy persona kanë vdekur si pasojë e stuhisë së akullit që goditi Kanadanë lindore, ku më shumë se një milion banorë kanë mbetur pa energji elektrike. Erërat e forta shkulën pemët, ndërsa ngrica shkaktoi dëme të konsiderueshme në rrjetin elektrik në dy provincat më të populluara të vendit.

Një burrë vdiq në Quebec pasi u shtyp nga një pemë, ndërsa një tjetër u vra nga një degë që binte në Ontario lindore, sipas mediave kanadeze.

Pothuajse një milion banorë në Quebec dhe 110,000 të tjerë në Ontario kanë mbetur pa energji elektrike, sipas raportit të fundit të publikuar nga uebsajti i specializuar 'Poweroutage.com'.  Të dy provincat përbëjnë mbi 50% të popullsisë së përgjithshme të Kanadasë (rreth 39 milionë banorë).

Ofruesit e energjisë elektrike në të dy provincat po punojnë për të rivendosur energjinë, por puna pritet të vazhdojë për ditë të tëra, që do të thotë se shumë kanadezë mund të kalojnë fundjavën e Pashkëve në errësirë.

Hydro-Quebec shpresonte të rivendoste energjinë për 70% të klientëve të saj që ishin pa energji.

"Është një kohë shumë e vështirë ... ndërprerjet e energjisë elektrike që prekin kaq shumë njerëz, pemët që bien dhe dëmtojnë ndërtesat dhe makinat ... Është një fundjavë e vështirë Pashke për shumë familje," u tha gazetarëve kryeministri kanadez Justin Trudeau, duke premtuar ndihmë federale për zonat e prekura.

stuhi ne kanada

Sondazh

Poll