Politike

"14 maji"/ Shefja e OSBE-ODIHR vizitë në KQZ! Celibashi: Garantojmë transparencën e plotë dhe zbatimin strikt të ligjit

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka zbuluar detaje nga takim me shefen e OSCE/ODHIR, duke bërë me dije se fokusi ishte tek përgatitjet për zgjedhjet lokale të 14 majit.

6 Prill 2023, 17:30 Nga k.m.

"14 maji"/ Shefja e OSBE-ODIHR vizitë në KQZ! Celibashi:
Audrey Glover dhe Ilirjan Celibashi

TIRANË- Shefja e OSCE/ODHIR, Audrey Glover, e cila do të monitorojë zgjedhjet e 14 majit ka zhvilluar një takim sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka zbuluar detaje nga takim me shefen e OSCE/ODHIR, duke bërë me dije se fokusi ishte tek përgatitjet për zgjedhjet lokale të 14 majit.

“Mikpritëm sot në KQZ Shqipëri, Shefen e Misionit të OSCE/ODHIR, Ambasadoren Audrey Glover dhe ekipin e saj, të cilët i njohëm me përgatitjet e zgjedhjeve vendore, si edhe sfidat e deritanishme. Me ekipin e OSBE/ODIHR, theksova se garantojmë transparencën e plotë të KQZ dhe zbatimin strikt të ligjshmërisë. Ambasadorja Glover vlerësoi informacionin paraprak, prezantoi planet për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe nënvizoi rëndësinë e këtij procesi zgjedhor për Shqipërinë,”- shkruan Celibashi.

Audrey Glover për herë të pestë do të drejtojnë ekipin me 324 vëzhgues për të monitoruar zgjedhjet vendore. Kjo është hera e disatë që Glover vjen në vendin tonë për të monitoruar procesin zgjedhor. Britanikja e 'hekurt' ka drejtuar misionin e ODIHR për 4 herë në Shqipëri: në vitin 1996, ku shpalli zgjedhjet e manipuluara të 26 majit, në vitin 2009, si dhe në vitin 2015 dhe në vitin 2019; e tashmë do të monitorojë edhe zgjedhjet e 14 majit. Për mënyrën e menaxhimit të tyre, ditën e nesërme, Glover do të mbajnë një konferencë shtypi mbi hapjen e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve për zgjedhjet vendore.

ilirjan celibashi audrey glover

Sondazh

Poll